Vijat që përshkojnë zemrat kanë ngjyra të ndryshme, gjë që ndryshon mënyrën si i perceptojmë ne ngjyrat e zemrave të kuqe. Iluzionet optike nuk na thonë shumë për pamjen. Por këta iluzione na ofrojnë të dhëna mbi mënyrën se si truri ynë i interpreton ngjyrat dhe pamjet. Në fund të fundit, truri ynë deshifron atë që sheh; sytë janë thjeshtë korrierë. Truri mund t’i perceptojë ngjyrat bazuar në mënyrën si ato krahasohen me ngjyrat e tjera rrethuese. Iluzionet na thonë edhe një gjë tjetër. Që ne jetojmë në të kaluarën. Afro 80 milisekonda në të kaluarën, për shkak se i duhet pak kohë trurit që të perceptojë pamjet. /bota.al
Less than a minute