Shkence

Këto gjëra ndoshta nuk dini mbi gjenitë dhe gjenialitetin

Screen Shot 2015-09-06 at 21.05.02

Kush është shpikësi më pjellor? Si i vajti filli trurit të Ajnshtainit? Me të vërtetë Ivan Drago (i Rockyt) është një gjeni? A është e lehtë të punosh me njerëz inteligjentë? Dhe në fund… si ia bëjnë gjenitë me seksin? 10 pyetje për 10 përgjigje në caqet e të pabesueshmes.

Gjeniu i gjenive

Kur Ajnshtaini vdiq, trupi i tij u dogj. Por truri iu hoq nga patologu Thomas Harvey i spitalit të Princetonit, për të bërë të mundur studimin e tij. E fotografoi trurin nga shumë kënde, pastaj e preu në 240 copa dhe – nga momenti që u pushua puna tek ky spital – e ruajti në formalinë pikërisht në shtëpi për rreth 30 vjet, para se t’ia kthente spitalit të Princetonit, që sot ofron prerje të vogla për qëllime studimi. Truri i Ajnshtainit është në dimensione mesatare, por neuronet ishin të rrethuara nga një numër qelizash “gliale” (që furnizojnë mbështetje dhe furnizim), mbi normalen. Një tjetër veçori ishte që mungonte pjesa e një sulkusi, si dhe lobet parietale të poshtme, vendi i perceptimit matematikor dhe hapësinor, ishin 15% më të mëdha sesa normalja. Kjo do të shpjegonte përse Ajnshtaini thoshte se mendonte më shumë për imazhe, sesa për fjalë.

Inteligjencë dhe diskriminim

Studimet e para shkencore mbi gjenialitetin datojnë në fillimet e viteve ‘900-ës. Prova që mat inteligjencën, e ideuar në Francë nga Alfred Binet, e që sot e quajmë prova IQ (Inteligence Quotient/Koefiçineti i Inteligjencës) u shpik në vitin 1905. Psikologu francez kishte përpunuar një sistem për të individualizuar ata studiues, që do të kishin patur nevojë për një mbështetje skolastike.

Lindur për qëllime të mira, u përdor gjithashtu edhe për qëllime diskriminuese. Kur prova e inteligjencës zbarkoi në Shtetet e Bashkuara, pati sukses të jashtëzakonshëm (edhe sot është prova e inteligjencës më e famshme në botë). Shumë psikologë amerikanë, midis të cilëve Lewis Terman dhe Henry Goddard, mendonin që kapaciteti i intelektit ishte eksklusivisht i trashëguar, dhe që prova e Inteligjencës nga Binet mund ta maste. Goddard mbështeste edhe idenë që “dobësitë e mendjes” ishin edhe këto të trashëgueshme, dhe propagandonte idenë që ishte e nevojshme të sterilizoheshin personat e prekur, gjë që ndodh shpesh.

Përse koefiçienti i inteligjencës nuk është gjithçka?

Por çdo rregull ka përjashtimin e vet. William Shockley, ka fituar Nobelin për fizikë në vitin 1956 pasi pati shpikur transistorin, është përjashtuar kur ishte fëmijë nga një studim afatgjatë mbi gjenialitetin, pasi Koefiçienti i Inteligjencës së tij, nuk ishte sa duhet i lartë.

Sot (pasi një përkufizim unik i inteligjencës nuk ekziston), shkencëtarët e dinë se kapaciteti intelektual është një sistem i ndërlikuar, duke marrë si fakt potencialin, ndikimin familjar, mundësinë për të studiuar, sfondin kulturor, kontekstin social, që nuk mund të maten me një provë të vogël. Sa kohë që mbetet i ridimensionuar në “fuqitë e veta”, gjithsesi, prova e Koefiçientit të Inteligjencës mbetet një instrument i vlefshëm për të matur të ashtuquajturat inteligjenca tradicionale (logjikë, hapësinore, numerike).

Tre tipe gjenish

Nuk është gjithmonë e thjeshtë të punosh me një gjeni. Midis headhunter-ave amerikanë, është në modë një nën-ndarje e talentit në tre grupe të dallueshme: gjenitë e bashkësisë, të aftë të pikasin me shpejtësi problemet dhe janë veçanërisht të sinqertë, gjë e cila nuk i bën gjithmonë të duken mirë në brendësi të kompanive; gjenitë e izoluar, të tërhequr nga probleme teknike dhe pak të prirur për të formuar skuadër, siç ndodh shpesh tek gjenitë e Informatikës; gjenitë e paparashikueshëm, me shumë ide të mira dhe një karakter të keq (shpesh janë të stresuar nga shqetësime bipolare dhe nga paqëndrueshmëria e humorit).

Trupi i një gjeniu

Kush e ka thënë që gjenitë duhet të jenë të veckël? Ju kujtohet i bëshmi Dolph Lundgren, Ivan Drago në Rocky III, që njihet në historinë e kinemasë për frazën “Të bëj copash”? Koefiçienti i tij i Inteligjencës ishte 160, ka një master në inxhinjeri kimike dhe ka marrë bursën prestigjioze Fulbright për të hyrë në Insitutin Masaçusets të Teknologjisë. Ai flet shtatë gjuhë, edhe pse “vetëm” tre prej tyre rrjedhshëm. Nëse nuk është një gjeni ai…

Gjenialitet dhe autizëm

Hans Asperger, pediatër austriak, ka individualizuar atë që sot quhet sindroma e Asperger, një formë e autizmit “në funksionim të lartë”. Asperger besonte që kishte një lidhje midis gjeniut në matematikë dhe shkenca, dhe sindromës së tij, duke pohuar që “për suksesin në shkencë dhe arte, një çikëz autizëm është thelbësor”. Sipas biografëve, do të ishin mbartës edhe gjeni të informatikës, si Steve Jobs dhe Bill Gates. Edhe në nivel më pak shkencor gjithashtu.

Kush fle nuk duket të jetë gjeni

Personat gjenialë kanë shpesh ritme të ndryshme të jetës. Një studim i kohëve të fundit i London School of Economics, thekson se pagjumësia është një tendencë natyrale tek elitat intelektuale. Sipas psikologëve, kjo do të varej nga fakti që një mendje hiperaktive ka më shumë vështirësi në marrjen e pushimit, ose që ndoshta nata ofron një ambient më të qetë për aktivitetet personale.

Gjenialiteti dhe shpikjet

Shpikësi më pjellor? Sigurisht Thomas Edison: ka depozituar 1.093 patenta vetëm në shtetet e Bashkuara, numër rekord për vetëm një individ. Dhe ka depozituar qindra patenta të ndryshme në Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani dhe vende të tjera (pjesa më e madhe, megjithatë, ishin të ngjashme me ato amerikane).

Gjenitë dhe seksi

Një studim mbi studentët e diplomuar të Universiteteve amerikane kanë zbuluar që numri i partnerëve seksualë për student, ndër “studiuesit e mëdhenj inteligjentë”, është në mënyrë domethënëse më i ulët, në krahasim me ata studentë me inteligjencë mesatare. Shkalla e virgjërisë midis të diplomuarve në disa universitete arrinte deri 45 %, midis studentëve më gjenialë. Ka hipoteza të ndryshme për të shpjeguar këtë fenomen. Në vend të parë, testosteroni, përgjegjës për karakteristikat mashkullore tek meshkujt, do të funksiononte në kontradiktë me substancat kimike që influencojnë inteligjencën. Faktori i dytë është që personat inteligjentë janë më të ndërgjegjshëm për rreziqet e sëmundjeve seksuale. Në fund, individët që kalojnë shumë kohë për të asimiluar informacione, absorbohen nga interesat e tyre dhe priren të jenë më të vetmuar. Kjo do të kufizonte  ekspozimin ndaj seksit të kundërt dhe do të zvogëlonte si pasojë mundësitë e takimeve seksuale.

Alfred Barrios, psikolog në Universitetin e Kalifornisë, ka zgjeruar aplikimin për 24 karakteristika që gjenitë do të kishin të përbashkët midis tyre. Midis të cilave kurajo, entuziazmi, kurioziteti, perfeksionizmi dhe sensi i humorit.

Focus – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button