Shendeti

Këto janë disa mënyra të thjeshta, për të rënë në peshë në mënyrë të menjëhershme…

Mbipesha është konsideruar si një problem i rëndësishëm në vitet e fundit, sidomos në radhët e të rinjve. Një në çdo tri persona në Amerikë është mbipeshë dhe ky problem në të ardhmen do të sjellë pasoja tepër të rënda dhe njëkohësisht të kushtueshme për shoqërinë, pasi mbipesha shoqërohet me një risk tepër të lartë për hipertensionin arterial, diabetin, apo dhe për kalimin në obezitet, i cili i rrit akoma risqet për sëmundjet e mësipërme kronike. Por çfarë të bëjmë për të rënë sa më shpejt në peshë, nëse vuajmë nga mbipesha? Më poshtë do të lexoni disa këshilla të vlefshme, të cilat mund të realizohen edhe në kushtet e shtëpisë:

  1. Hani ushqime të përgatitura në shtëpi. Nuk duhen shumë mend për të kuptuar se ushqimet e fast food-eve favorizojnë mbipeshën, ndaj hani më shpesh në shtëpi, sesa jashtë.
  2. Shpenzoni më pak kohë përpara televizorit. Të parit e televizorit favorizon një jetë sedentare, ndaj reduktoni kohën e qëndrimit para tij dhe merruni me aktivitet sportiv.
  3. Pini më tepër ujë. Uji ka aftësinë që të largojë gjithë toksinat dhe produktet e fundit të metabolizmit tuaj, duke ndihmuar edhe pak në rënien në peshë.
  4. Planifikoni se çfarë do të konsumoni përgjatë javës. Bëni një plan me gjithë ushqimet që do të hani, pasi mbipesha favorizohet më tepër nga ushqimet e ngrëna në mënyrë të paplanifikuar.
  5. Ngjit dhe zbrit shkallë për 10 minuta. Nëse nuk ke shumë shkallë në shtëpinë tënde, e cila mund të jetë një shtëpi private, mund të përdorësh shkallët e një pallati apo ndërtese çfarëdo.
  6. Mos ha shpejt. Stomaku i dërgon sinjalet e mbushjes së tij në tru pas 20 minutash. Nëse nxiton gjatë ngrënies, truri nuk i merr në kohë sinjalet e mbushjes së stomakut dhe ti do të hash pa u ndalur.
  7. Mos shko më në kuzhinë pas darkës. Një nga gabimet që bëjnë personat mbipeshë, është që hanë edhe gjatë natës, nëse u vjen për të ngrënë përsëri. Nuk duhet ta bësh një gjë të tillë.
  8. Ec të paktën 45 minuta në ditë. Ecja e vazhdueshme dhe shtimi i aktivitetit fizik do të të japin një ndihmesë tepër të madhe në rënien në peshë.
  9. Shkarko një aplikacion që numëron hapat që ti bën përgjatë një dite. Mesatarisht njerëzit bëjnë 2000-3000 hapa. Bëj edhe 2000 hapa të tjerë, nëse do vërtet të biesh në peshë.
  10. Ha pak. Shto në pjatë sa më shumë fruta e perime. Nëse të tjerët porosisin racione të bollshme, ti porosit sa më pak ushqime dhe sa më shumë fruta e perime.
  11. Mos e konsumo kafenë me sheqer. E dimë që është thuajse e pamundur dhe ka një shije të tmerrshme, por kafja me sheqer ndihmon në shtimin në peshë, ndaj duhet ta pini atë pa sheqer.
  12. Hani mirë deri përpara perëndimit të diellit. Mos konsumoni vakte të rënda pas perëndimit të diellit, pasi gjithë kaloritë që merrni, do t’ju shtojnë peshën tuaj natën, kur nuk kryeni aktivitet fizik.
  13. Ha ushqime, të cilat përmbajnë ujë dhe reduktojini ato që përmbajnë yndyrë. Domatet, kastravecat, si dhe frutat janë një zgjedhje ideale. Ndërkohë, hiqni dorë nga yndyrat dhe brumërat.
  14. Mos e streso veten. Në rregull, të jesh mbipeshë mund të bëjë të dukesh pak keq dhe të mos pëlqejë vetja përpara pasqyrës, por mos u mërzit. Do të arrish edhe ti të jesh sërish në formë.
  15. Mos e harroni asnjëherë mëngjesin pa konsumuar. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm dhe duhet ta konsumoni patjetër në prani të drithërave, të cilat përmbajnë pak kalori dhe do t’ju ndihmojnë në rënien në peshë. Vakti i mëngjesit ju ndihmon edhe në reduktimin e ndjenjës së urisë gjatë ditës, ndaj nuk duhet ta lini asnjëherë pas dore.

Leave a Reply

Back to top button