Thenie

Këto janë thëniet më frymëzuese, të disa prej filmave më të bukur. Duhet t’i lexoni

“Mos lejo asnjë të të thojë se ti nuk mund ta bësh diçka, madje as mua. Në rregull? Nëse ëndërron diçka, duhet ta mbrosh atë. Njerëzit që nuk e bëjnë dot vetë diçka, të thonë ty se nuk mund ta bësh dot atë gjë. Nëse e do diçka, arrije”. – The Persuit of Happiness

“Gjithçka që duhet të vendosim, është se çfarë të bëjmë me kohën që na jepet”. – Lord of the Rings

“Disa njerëz nuk besojnë tek vetja, derisa dikush tjetër beson tek ata fillimisht”. – Good Will Hunting

“Unë e di se çfarë duhet të bëj tani. Duhet të vazhdoj të marr frymë, sepse nesër dielli do të lindë sërish”. – Cast Away

“Askush nuk do të godasë aq fort sa jeta, por nuk ka të bëjë shumë fakti se sa fort godet, por se sa fort të godasin dhe vazhdon të ecësh përpara. Ka të bëjë fakti se sa mund të vuash dhe sërish të vazhdosh përpara. Kështu arrihet fitorja”. – Rocky Balboa

“Të quash dikë të shëndoshë nuk do të bëjë ty më të dobët. Të quash dikë budalla, nuk do të bëjë ty më të zgjuar. Gjithçka që duhet të bësh në jetë, është të përpiqesh e të ndreqësh problemin që ndodhet përballë teje”. – Mean Girls

“Vogëlush, ekzistojnë heronj dhe ekzistojnë legjenda. Heronjtë mbahen mend, ndërsa legjendat nuk vdesin kurrë. Ndiq zemrën tënde dhe nuk ke për t’u gabuar”. – The Sandlot

“Nuk janë aftësitë që tregojnë se kush jemi ne në të vërtetë. Janë zgjedhjet tona”. – Harry Potter and the Chamber of Secrets

“Lulja që çel në mes të asgjësë, është më e rralla dhe më e bukura nga të gjitha”. – Mulan

“Oh po, e shkuara mund të lëndojë, por ti ose mund të largohesh prej saj, ose mund të mësosh prej saj”. – The Lion King

“Ose bëje, ose mos e bëj. Nuk ka vlerë fjala “përpiqem””. – The Empire Strikes Back

“Jeta është një zgjedhje. Mund të zgjedhësh të jesh një viktimë, ose gjithçka tjetër që të pëlqen të jesh”. – Peaceful Warrior / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button