Personazhe

Kjo është historia e trishtë e fëmijërisë së Thomas Edison. Si arriti ai të bëhej një gjeni i shekullit të tij?

Një ditë një djalë i vogël shkoi në shtëpi nga shkolla dhe i dha nënës së tij një letër të shkruar nga mësuesi i tij i fillores. Djali e pyeti se çfarë thuhej në letër dhe e ëma ia lexoi letrën me zë të lartë, me lot në sy: “Djali juaj është gjeni, mësuesit tanë nuk mund t’i mësojnë më asgjë. Ju lutemi kujdesuni për të”. Djali u gëzua pamasë nga fjalët e mësuesit të tij. Ndërkohë e ëma po punonte përherë e më shumë me të birin për t’i mësuar çdo gjë, që ai të bëhej i aftë.

Shumë vite më vonë, pas vdekjes së nënës së tij, djali po hidhte një sy në fotot e familjes  ku aty gjeti letrën origjinale të mësuesit të tij të fillores. E hapi atë dhe lexoi: “Djali juaj ka mangësi mendore. Ne nuk jemi më në gjendje ta ndjekim bashkë me mësuesit e tjerë, ndaj ju sugjerojmë ta mësoni sa më shumë djalin tuaj gjatë pasdites”.

Djali në fjalë, quhej Thomas Edison. Në atë kohë ai ishte bërë tashmë një shpikës i famshëm. Thomas Alva Edison ishte një shkencëtar dhe biznesmen amerikan, i cili është përshkruar si shpikësi më i madh i Amerikës. Ai zhvilloi shumë pajisje në fusha të tilla si prodhimi i energjisë elektrike, komunikimi masiv, regjistrimi i zërit dhe filmat.

Edison, duke lexuar letrën, shpërtheu në lot dhe shkroi një letër tjetër me shkrimin e tij, duke ia ngjitur letrës së mësuesit si një kundërpërgjigje: “Thomas Edison ishte një fëmijë me një çrregullim mendor. Falë përpjekjeve të nënës së tij, ai u bë një nga njerëzit më të rëndësishëm të shekullit të tij”.

Back to top button
Close
Close