Sport

Klasikja më e bukur e botës

El Classico

Vite më parë, kur kujtonte për El Mundo Deportivon kalimin e tij të hidhur nga Reali i Madridit tek Barcelona në vitin 1996, Luis Enrique rrëfente mes arsyeve për përkeqësimin e marrëdhënieve me Jorge Valdanon, atëherë teknik i Realit, ishte dhe një informacion dashakeq që i ishte dhënë misterit: “Një shok i yni i kishte thënë që unë, Michel dhe Laudrup krijonim tension në dhomat e zhveshjes pasi luanim me letra”. Legjendë apo jo, Valdano largoi Luis Enriquen i cili mes Lacios, Anglisë dhe Barcelonës zgjodhi këtë të fundit, shkoi të bënte fshehtas vizitat mjekësore tek Barca po ru zbulua nga “Marca: lojtari ia theu aparatin fotografik fotografit, por më pas u pendua dhe ia ribleu. “Në javët e fundit në Madrid, ishte më mirë të qëndroja në shtëpi për të shmangur fyerjet…”
Më pas, në Classico-t pasardhës fluturuan shumë sende. “Vitin që kaloi, kur u ktheva në Madrid me Celtan ndieva dashurinë të gjithë për mua. Këtë herë do të shkojë më mirë, mund ta ndaj me futbollistët”, bënte shaka dje Enrique.
Suarez gati, disa dyshime
Enrique që, duke iu kthyer letrave, ka në dorë një xhol shumë të mirë që quhet Luis Suarez. “Luan me siguri, por nuk e them sa, dhe që kur”. Ndjesia është që uruguajani mund ta nisë ndeshjen si titullar: “Nëse mund të luajë një orë, përse jo? Le ta nisë ndeshjen që në minutën e parë”, ka thënë Johan Krujf. Duke lënë mënjanë Suarezin, Luis ka letra të tjera për të zgjedhur, hequr, zhvendosur. Ksavi apo Rakitic? I pari, pas shumë takimesh si rezervë ka fituar pikë dhe e nis si favorit. I dyti paguan për humbjen e Parisit. Busquets, po apo jo? “Eshtë gati”, ka thënë Luis. Kështu që, është i mundur një efekt zinxhir: Mascherano me Pique në mbrojtje dhe Mathieu që do të zhvendoset në të majtë. Jordi Alba në bankinë.
Carlo me humor të mirë
Në Madrid, letrat në tryezën e Ancelotit dukeshin gati, dhe ndoshta pikërisht për këtë arsye dje Carlo ka dashur të bëjë një përzierje: “Kam shumë ide në kokë dhe mua më pëlqen të bëj surpriza. Vitin që kaloi me Barcelonën më shkoi keq, megjithatë shumë herë të tjera më ka shkuar mirë. Mund të heq një sulmues dhe të vendos një mesfushor, ose e anasjellta. Ndoshta bëj shaka, ndoshta jo”. Po, Anceloti mund të përdorë Khedirën e sapo rikthyer, ose Chichariton.
Cfarë shifrash
Por, përvec dyshimeve të orës së fundit, nuk do të ndryshojë sepse Madridi i tij ka fituar 8 ndeshjet e fundit duke shënuar 35 gola dhe pësuar vetëm 5, vetëm një në pesë ndeshjet e fundit. Këto janë letrat, tani i duhet lënë hapësirë “sfidës më të bukur në botë”, sic ka thënë Ancelotti, mes sulmit më të mirë (30 gola në 8 takime nga Madridi) dhe mbrojtjes më të mirë (Bravo nuk ka pësuar ende gol).
Reali duket më në formë por ka 4 pikë më pak dhe nëse do të shkonte në -7 do të ishte fatale. Po kështu, ka fituar vetëm 2 nga 12 Classicot e fundit. Ronaldo shënon prej 10 ndeshjesh resht dhe në La Liga shënon në cdo 42 minuta. Messi dhe Neymar, binjakët e rinj të golave blaugrana shënojnë prej 5 ndeshjesh dhe kanë ndërtuar 24 nga 27 golat e sezonit. Pastaj vjen edhe Suarez, që me Ronaldon ka fituar Këpucën e fundit të Artë. /gazzetta.it/

Leave a Reply

Back to top button