Analiza

Kokteil me presidentin. Festa e fshehtë e Hollande

Francois Hollande, Socialist Party candidate for the 2012 French presidential election, visits the 49th Paris International Farm Show at the Porte de Versailles exhibition center in ParisTë enjten, në 3 prill, vetëm një ditë pas ribërjes së qeverisë, Manuel Valls ka bërë daljen e parë si kryeministër, me rasin e një kokteili lamtumire.

Rreth orës 19.00, në po të njëjtën sallë, në Paris, është shfaqur edhe presidenti i republikës, Francois Hollande, i cili ka takuar – pas disa muajsh – armikun e tij në të majtë Jean-Luc Melenchon, tribuni që në publik e fyen dhe, atë mbrëmje, u pa që ta kapte për faqesh. Ishte aty edhe senatori komunist Pierre Laurent dhe golisti Jean-Louis Debre (president i këshillit kushtetues), ish ministrja kundërshtare Valérie Pécresse dhe kreu i deputetëve të UMP, Christian Jacob, plus dhjetëra kolegë të zonjës që përshëndeste këdo, si dhe senatori Jean-Vincent Placé, eksponenti kryesor i ekologjistëve, që vetëm një ditë më herët kishte lënë qeverinë mes polemikave. Ishte dhe ministri i sapoemëruar i Financave, Michel Sapin, si dhe shumë politikanë të tjerë.

Krerët më të lartë të shtetit, drejtuesit e qeverisë së re, në shoqërinë e opozitës, të majtë dhe të djathtë, në një moment shumë të vështirë dhe shumë të rëndësishëm në jetën politike të Republikës. Dhe megjithatë, cuditërisht, Agencie France Presse nuk dha asnjë lajm. As edhe një resht. E të mendosh që kokteili zhvillohej pikërisht në ndërtesën ku ndodhen zyrat e AFP, në “place de la Bourse”, në prani të drejtorit Emmanuel Hoog dhe dhjetëra gazetarëve. Të gjithë të ftuar për të përshëndetur kreun e shërbimit politik, Sylvie Maligorne, e cila po linte detyrën për t’u bërë “senior reporter”.

Pas disa gotash dhe shumë fotografish me presidentin e republikës, të hedhura menjëherë në Twitter, një prej gazetarëve të AFP – sipas rrëfimit të Le Monde – pati një brejtje ndërgjegjeje. “Sipas meje, do të na nxijnë”. Sepse, me sinqeritet, Maligorne thoshte “i kam ftuar të gjithë”, dhe të “gjithë”, gazetarë dhe politikanë, miq dhe armiq në të majtë dhe në të djathtë, kanë ngritur dolli – pavarësisht krizës dhe rezultateve elektoralë – në një atmosferë alegrie dhe familjariteti, e dokumentuar shumë mirë nga Tëitter, por jo nga agjencia zyrtare e lajmeve.

“Ishin të gjithë”, pikërisht, përvec parisë së Frontit Nacional që prej vitesh akuzojnë dy partitë kryesore – PS dhe UMP – se janë një sistem i vetëm “UMPS”, bashkëpunues, elitar, afër me mediat por e shkëputur nga populli. Dhe në fakt, nuk kanë munguar reagimet në Twitter: “Takimi i oligarkisë”, “Ja bashkimi i medias me pushtetin”, me protagoniste Maligorne, e cila dje është hedhur ndaj Le Monde: “Faleminderit për këtë sulm… Dy javë më vonë! Ajo që ka rëndësi: mund të shihem në pasqyrë dhe të mos më vijë turp nga vetja”. Maligorne ka famën se është gazetare e shkëlqyer, por në Francë këto nuk janë kohë për mendjelehtësira…

Leave a Reply

Back to top button