Shkence

Konceptet më të pabesueshme të shkencës: Dimensionet më të larta

screen-shot-2016-12-08-at-11-00-41-pm

Vështirë se ka ndonjë problem që fizikanët nuk janë përpjekur ta zgjidhin pa shtuar dimensione ekstra në dimensionet e përditshmërisë sonë, të hapësirës, distancës dhe kohës: qoftë me dimensione shumë të vegjël për t’u parë prej nesh, qoftë me idenë se bota jonë 4D ekziston në një hapësirë më të gjerë që qëndron pezull në një botë të pa-aksesueshme me më shumë dimensione.

Si mund ti përfytyrojmë këto gjëra? Fizikani Carlo Rovelli i Universitetit të Aix-Marsejë, Francë personalisht nuk është shumë i tërhequr me më shumë se tre dimensionet hapësinore – “Nuk mendoj se ekzistojnë”, thotë ai – por ai mendon se dimensionet ekstra janë të kollajtë për t’u përfytyruar. “Eshtë thjeshtë një hapësirë ku mund të shkosh lartë-poshtë, majtas-djathtas dhe para-mbrapa, por edhe në një tjetër dimension, diçka pak a shumë majtasB-djathtasB”, thotë ai. “Eshtë pak a shumë si të kesh shumë krahë, si një perëndi indiane”.

Të tjerë janë më të kujdesshëm. “Përfytyrimi i dimensioneve më të lartë është padyshim e vështirë”, thotë Don Marolf i Universitetit të Californias, Santa Barbara. Një marifet standart është të fillosh nga fundi e të vazhdosh për lart, duke ekstrapoluar kuptimin tënd mbi dimensionet më të ulët, deri tek ata më të lartë. Parimi ilustrohet në romanin klasik të Edvin Abbott të vitit 1884 “Flatland”. Kur sfera 3D kalon nëpër Flatlandin 2D, pasagjerët e avionit 2D e perceptojnë sferën si një pikë të papritur që rritet e rritet dhe bëhet një rreth i madh përpara se të shndërrohet sërish në një pikë.

Edhe nëse ky proces i prerjes së një objekti më shumë se tre dimensional në një seri projeksionesh bëhet i pamundur për t’u përfytyruar në më shumë se tre dimensione, gjithmonë kështu do të funksionojë: thjeshtë shtojini dimensione ekstra ekuacioneve tuaja, duke i shtuar standartit të x, y, z dhe t edhe koordinata shtesë, si për shembull v apo s. “Në fund, gjithmonë është e gjitha matematikë”, thotë JOe Polchinski, edhe ai në UCSB.

Specialiteti i Polchinskit është Teoria e FIjeve, që mbetet edhe sot rruga më e favorizuar për unifikimin e teorisë kuantike dhe relativitetin e përgjithshëm, dy prej mbështjellave të papajtueshme të fizikës moderne. Në varësi të variantit që ju zgjidhni, ajo kërkon 10 apo 11 dimensione. Matematika funksionon shumë mirë. Sa për atë nëse këta dimensione ekzistojnë vërtetë – këtë mundemi vetëm ta hamendësojmë. / NS – www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button