Sport

Kosovarët e Zvicrës dhe një ndeshje e urryer kundër serbëve të zemëruar

Alan Smith shpjegon pse përplasja midis Zvicrës dhe Serbisë do të ketë një dozë më të madhë tensioni nga ç’pritet.

Provokimi i dikujt është motivimi për një tjetër. Kur Zvicra të përballet me Serbinë në Kaliningrad sonte, do të shtohen brohoritjet për tre anëtarët e ekipit të Vladimir Petkoviqit që janë me prejardhje kosovare. Nga ana tjetër, disa lojtarë të Serbisë, i kanë kaluar këto ditët e fundit duke këmbëngulur se ata nuk do ta humbasin toruan nga kundërshtarë të cilët, shumë nga bashkatdhetarët e tyre besojnë, pa fakte të konsiderueshme, se do të përpiqen t’i provokojnë në çdo rast.

 

Duket një ndeshje me një fund të keq që pa nisur mirë, por parashikimi ka filluar që kur vendet u ranë në grup së bashku, në dhjetorin e kaluar, kur Xherdan Shaqiri, mesfushori zviceran i lindur në Kosovë, shkruajti në Instagram: “Hmm, më pëlqen kjo ndeshje”./The Times-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button