Teknologji

Krimi kompjuterik / Shtatë këshilla për të lundruar në ujëra të sigurtë

1. 95% e krimeve kibernetike bazohen në gabime njerëzorë: nuk duhen shkarkuar aplikacione apo materiale për të cilët nuk jemi të sigurtë. Nuk duhet të futeni as në faqe interneti të pasigurta

2. Mos ua besoni sigurinë e pajisjeve vetëm antivirusëve: ata mund të shmangen në një kohë të shkurtër prej keqbërësve

3. Duhen futur sisteme identifikimi të bazuar mbi të dhënat biometrike (shenja gishtërinjsh, syri), më komplekse për t’u shamngur se sa fjalëkalimet

4. Mos bini pre e phishing (mashtrues që duke bërë gjoja sikur janë banka apo kompani të mëdha, kërkojnë të dhënat tuaja në internet)

5. Bëni kujdes ndaj sinjaleve të infektimit, si ngadalësimi i kompjuterit

6. Shmangni vendosjen e të dhënave personale, informacioneve të rezervuar apo fotove kompromentuese në rrjetet socialë: privatësia në internet është gjithmonë në rrezik

7. Denonconi në polici cdo përpjekje për t’u futur në kompjuterin tuaj. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button