Një mesazh i shkurtër që po qarkullon këto kohë nëpër celularët Apple, si iPhone, mund t’i dëmtojë automatikisht këta celularë.
Ky lloj virusi përhapet nga një tekst i shkurtër i cili përmban shkronja arabe, kineze dhe fjalë në anglisht.
Dëmtimi kryhet kur ai dërgohet nga një iPhone, në një tjetër.
Në rastin kur celulari është i mbyllur me çelës dhe merr këtë mesazh, ai do të shkaktojë fikjen automatikisht të tij.
Stafi i Apple është duke punuar për të zgjidhur këtë problem. Ja si duket mesazhi problematik.