Sport

Kundërpërgjigjet Blater: Nuk dorëhiqem. Platini: Europianët do votojnë Princ Aliun

Screen Shot 2015-05-28 at 17.08.17

Sepp Blatter ka refuzuar të japë dorëheqjen si president i FIFA-s pas një kërkese nga shefi i UEFA-s Mishel Platini.

Zviceriani 79-vjeçar mbajti një takim urgjent me zyrtarët kryesorë të FIFA-s të enjten,  pasi drejtuesit e futbollit botëror,  janë përfshirë nga skandale korrupsioni.

Blatter më vonë pati një takim vetëm me Platinin, i cili në një pikë i bëri kërkoi të japë dorëheqjen.

Platini tha se ai iu drejtua Blatterit “si një mik”, por bosi i FIFA-s i ishte përgjigjur se është “shumë vonë” për të dhënë dorëheqjen.

Platini shtoi se kriza e fundit e kishte lënë atë shumë të torniditur dhe tha se çdo gjë ka një kufi.

Blatter është duke kërkuar një mandat të pestë si president, kur ai do të jetë përballë princi Ali bin el-Husein në zgjedhjet e së premtes.

Disa figura me ndikim e futbollit kanë bërë thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve pasi shtatë zyrtarët e  FIFA-s u arrestuan në Zyrih të mërkurën.

Por UEFA, e cila drejton futbollin evropian, vendosi të enjten të mos bojkotojë zgjedhjet dhe do të vazhdojë të mbështesë Princin Ali, edhe pse disa shoqata anëtare, si Rusia, kanë thënë se do të mbështesin  Blatter.

Presidenti i UEFA-s Michel Platini ka thënë se shumica e europianëve do të votjojnë  për Prince Ali bin al-Hussein si president të FIFA-s./j.h/TemA

Leave a Reply

Back to top button