Your Life

Kur ke një shpirt të fortë, dyshon më shumë tek vetja…

Ne mësojmë prej eksperiencave tona, gabimeve tona, mësojmë prej të tjerëve dhe prej vetë universit. Jemi në të njëjtën kohë studentë dhe mësues, sepse mësojmë dhe i mësojmë të tjerët në varësi të leksioneve që kemi nxjerrë në jetën tonë. Por pse ndodh që shpirtrat e fortë kanë më shumë frikë, pasiguri dhe dyshojnë më tepër tek vetja?

  1. Kalojmë shumë kohë duke menduar për atë që të tjerët mendojnë për ne.

Të gjithë ndihemi keq kur na thonë “Nuk ke për ta bërë kurrë”, “është tepër e vështirë për ty” etj. Ndoshta edhe ti i ke dëgjuar të paktën një herë në jetë këto fjali nga të tjerët. Jemi përherë objekt kritikash, por është ora t’i largohemi pak këtij zakoni “inteligjent” për t’i besuar asaj që mendojnë të tjerët për ne, sikur të ishin të vërteta. Mos prit aprovimin e të tjerëve. Ji ai që do të jesh dhe ji i lumtur.

  1. Mendojmë se nuk jemi mjaftueshëm të aftë.

Një burrë i zgjuar dikur ka thënë: “Përmirësimi i vetes është vetëshkatërrim”. Mund të bësh më të mirën për t’u përmirësuar. Mund të mos bëzdisësh askënd, të jesh i mirë me tëgjithë, por në fund ke për të kuptuar se askush nuk është perfekt. Të gjithë ne rritemi, secili sipas ritmit të tij, dhe kjo duhet të respektohet. Nëse nuk je dakord me dikë, mos e kritiko atë. Në këtë botë ka vend për gjithsecilin nga ne. Mëso t’i duash të tjerët për atë që janë dhe të duash veten për atë që je. Ke mundësinë edhe të ndryshosh tek vetja gjithçka që nuk të pëlqen.

  1. Edhe natyra njerëzore e atyre që na kanë mësuar na duket e dyshimtë.

Është e vështirë të kuptosh se si mësuesit tanë mund të bëjnë gabime. Epo duhet të kuptosh se edhe mentorët e tua janë njerëz dhe nëse i qëndron besnik fjalëve të mësipërme: “Jemi të gjithë mësues dhe dishepuj në të njëjtën kohë”, do të kuptosh se kjo është e njëjta gjë si ajo më sipër. Të gjithë rriten dhe zhvillohen, edhe shpirtrat më të avancuar.

  1. Mungesë lidhjeje me burimin.

Ekziston një efekt kolateral shumë tipik, kur nisim të kemi frikë dhe dyshime tek vetja dhe tek bota rreth nes. Humbasim besimin përpara gjithë gjërave, natyrës, Zotit, universit, shpirtrave etj. Mendojmë se asgjë nuk na dëgjon. Acarohemi se asgjë nuk po shkon siç e dëshirojmë. Edhe një herë, sfida e vërtetë është të kemi besim tek vetja. Asgjë e mbinatyrshme nuk do të qëndrojë indiferente ndaj lutjeve të tua dhe do të ketë asnjë objektiv më të madh, se sa lumturinë tuaj të vërtetë. Mëso dhe prano se çdo gjë që ndodh, si e mirë apo e keqe, të ndihmon të jesh më i fortë, të ndihmon për të punuar mbi lumturinë tënde. Kur ta mësosh dhe ta pranosh këtë mësim, falja, pranimi dhe mëshira për të tjerët do të jenë pjesë e pandashme e jetës tënde.

  1. Përqendrohu në aspekte të ndryshme të jetës.

Fakti numër 1 është se 99% e njerëzve nuk jetojnë një jetë të lumtur. Fakti numër 2 është se kemi plot aspekte të jetës, si familjen, karrierën, dashurinë që kanë nëvojë për përkujdesjen tonë. Fakti numër 3 është se nëse i kushtohet më shumë vëmendje një aspekti, do të prishet ekuilibri, ndaj secili aspekt kërkon vëmendjen e duhur. Është shumë e rëndësishme të kuptosh konceptin e ekuilirit dhe se energjia jonë e limituar, kurse uni ynë fizik nuk është. Ndaj duhet të planifikojmë çfarë duam të bëjmë dhe si duam ta bëjmë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button