Thenie

“Kur rritesh në moshë, bëhesh më i afërt me veten”. Thënie të veçanta nga Brad Pitt

“Unë mendoj se ti je ai që e bën ditën tënde. Ti je ai që e bën jetën tënde. Shumica e gjërave varen nga mënyra se si i perceptojmë ato dhe ky është këndvështrimi se si unë e jetoj jetën time”.

“Personalisht e pëlqej plakjen. Me moshën vjen pjekuria dhe siç e kam thënë më parë, e them edhe tani, do e zgjidhja përherë pjekurinë përpara rinisë”.

“Duhet të humbasësh gjithçka në mënyrë që të fitosh diçka”.

“Kur moshohesh, bëhesh më i afërt me veten. Lidhja me veten bëhet më intime”.

“Ne jemi tepër kompleksë, jemi mistere për veten tonë, jemi të vështirë për njëri-tjetrin. Dhe në fund, rrëfimet na kujtojnë se jemi të gjithë njësoj”.

“Suksesi është një bishë dhe në fakt e vë theksin në gjënë e gabuar. Të bën të largohesh më shumë nga vetja, në vend që të shohësh më tepër përbrenda”.

“Të shohësh botën është edukimi më i mirë që mund të marrësh. Ti sheh pikëllimin, po ashtu sheh shpirtra të mëdhenj dhe vullnete të mësha për të mbijetuar”.

“Kur shihni një person, a përqendroheni vetëm në pamjen e tij? Pamja është përshtypja e parë. Pastaj vjen dikush që nuk bie menjëherë në sy, por i flet dhe ata bëhen personat më të bukur në botë. Aktorët më të mëdhenj nuk janë ato që përfshihet tek aktorët më të bukur”.

“Mjaft u mundove të jesh perfekt, sepse fiksimi për të qenë perfekt të ndalon nga rritja dhe progresi i vetes”.

“Lumtura ndonjëherë mbivlerësohet. Ndonjëherë duhet të ketë edhe konflikte në jetën tonë”.

Back to top button
Close
Close