Horizonti.al

Kush e shpiku në të vërtetë…telefonin

Screen Shot 2016-06-15 at 09.20.45Merita i njihet zakonisht shkencëtarit dhe inxhinierit skocez, Aleksëndër Graham Bell, të cilit iu dha një patentë amerikane për atë që ai e quajti “telegrafi akustik” në vitin 1875. Pretendimi i tij vjen i plotë me historinë e famshme të Bell, duke përdorur shpikjen e tij për të telefonuar kolegun e tij në dhomën tjetër me fjalët: “Zoti Uotson, ejani këtu – dua t’iu takoj”.

Megjithatë, si shumë shpikje të mëdha, çështja nëse Bell meriton apo ajo të gjithë meritat, ka qenë prej kohësh subjekt i një debati, mbi të gjitha për atë se çfarë saktësisht përbën një telefon të “vërtetë”. Për shembull, disa historianë theksojnë se inxhinieri italian Antonio Meuçi dhe shpikësi gjerman Filip Reis shpikën në mënyrë të pavarur pajisje telefonike, duke shënuar përparimin kyç në përpjekjet për të kthyer zërin në sinjal elektrike, më shumë se një dekadë para Bellit.

Në vitin 2002, Kongresi Amerikan pranoi se puna e Meuçit ishte kaq e rëndësishme, sa që ajo mund të ketë qenë e mjaftueshme për të parandaluar Bellin nga marrja e një patente. Me kalimin e viteve, e drejta Bellit për çdo meritë mbi këtë shpikje është sfiduar nga dëshmitë se ai kishte kopjuar pjesët kryesore të dizajnit të tij. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button