Enciklopedike

Kush e shpiku në të vërtetë telefonin?

Screen Shot 2016-04-27 at 15.19.46

Merita i njihet zakonisht shkencëtarit skocez dhe inxhinierit Aleksandër Graham Bell, të cilit iu dha patenta në SHBA për atë që ai e quajti “telegrafi akustik”, në vitin 1875. Pretendimi i tij vjen bashkë me historinë e famshme ku Bell e përdor shpikjen e tij për të thirrur kolegun në dhomën ngjitur me fjalët: “Z. Uatson eja këtu – dua të të shoh”. Megjithatë, ashtu si me gjithë shpikjet e mëdha, se e kujt është merita ka qenë temë debati, qoftë edhe për atë se cfarë është ekzaktësisht një “telefon”.

Për shembull, disa historianë thonë se inxhinieri italian Antonio Meucci dhe shpikësi gjerman Philipp Reis në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri shpikën pajisje të ngjashme me telefonin që arritën të shndërronin tingullin në sinjale elektrike, plot një dekadë më herët.

Në vitin 2002, Kongresi i SHBA pranoi se puna e Meuccit ishte kaq e rëndësishme, saqë do të kish mjaftuar për të mos i dhënë patentën Bellit. Me kalimin e viteve, e drejta e Bellit është sfiduar prej provave për plagjaturë në projektin e tij./bota.al

Leave a Reply

Back to top button