Teknologji

Kush e ‘vrau’ Internet Explorer-in?

Screen Shot 2015-05-20 at 10.49.24Shfletuesi i internetit që “vrau” Internet Explorer-in, më në fund e ka një emër. Ai quhet Microsoft Edge. Shfletuesi ka një logo të re, por ajo duket pothuajse identike me atë të vjetrën, edhe pse drejtimi i tij ka ndryshuar dhe ngjyra e tij është errësuar pak.

Edge është një shfletues shumë më i shpejtë, dhe përmban karakteristika të reja të tilla si aftësia për të qenë në krye të ueb-faqeve. Ai gjithashtu ka një asistent virtual Microsoft, Cortana, i ndërtuar për të ndihmuar me kërkimet në rrjet.

Kompania tha në mars se, ajo po përpiqej që të gjente një emër që do të vriste shfletuesin Internet Explorer, por duke mbajtur disa lidhje me produktin e vjetër. Për përdoruesit, termi “Microsoft” është më i pëlqyeshëm se “Windows” ose “Internet Explorer”.

Internet Explorer do të vazhdojnë të jetë në dispozicion në Windows 10, të paktën për një periudhë të shkurtër. Kjo do t’i lejojë kompanitë që nuk e kanë përditësuar ende, të punojnë me shfletuesin, deri sa ai të jetë në gjendje. Më pas, Microsoft do të zërë vendin e tij.

Leave a Reply

Back to top button