Shkence

Kush jeton në duart e mia?

Screen Shot 2016-06-27 at 07.52.22Mikroorganizmat gjenden në ajër, ushqime, dhe madje edhe në trupin tonë. Pa to ne s’mund të marrim frymë apo edhe hamë. Miliarda mikrobe jetojnë mbi ne ashtu edhe brenda trupit tonë, duke bërë të mundur dhe rregullimin e ekzistencën sonë. Për secilën nga qelizat tona, mund të ketë deri në 10 organizma njëqelizorë. Një e treta e të gjitha produkteve metabolike që gjenden në gjakun tonë, vijnë nga bakteret në vend se nga vetë qelizat tona.

Disa studiues madje mendojnë se një njeri nuk është një krijesë e pavarur, por një përzierje organizmash – i ashtuquajtur holobiont. “Ne nuk jemi asgjë më shumë sesa një koloni bakteriale mbi dy këmbë”- thotë Xheroen Raes i Institutit Flamand për Bioteknologji në Belgjikë. Në vetëm 1 mililitër përmbajtje të zorrëve, mund të gjenden deri në 1 trilionë bakterie. Bakteret e ndryshme të zorrëve kryejnë 15.000 funksione, duke përfshirë vrasjen e mikrobeve, prodhimin e vitaminave, dhe forcimin e sistemit imunitar./bota.al

Leave a Reply

Back to top button