Sport

LAJM I FUNDIT/ FSHF: U ndëshkuam pas raportit të arbitrit anglez, UEFA vendosi pas presioneve politike

Shulku

(Komenti i bota.al per vendimin: Baraba! Baraba!)

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas vendimit të komisionit të disiplinës. Sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku, ka thënë se vendimi është i çuditshëm dhe i papranueshëm. Sipas tij, Komisioni e ka marrë këtë vendim pas raportit të arbitrit anglez, Atkinson, i cili ka thënë se Shqipëria nuk ka dashur të kthehet në fushë. Ndërkohë, raporti i delegatit holandez ka qenë korrekt. FSHF thotë se do ta apelojë këtë vendim, në mënyrë që të marrë tre pikët. Megjithatë, sipas FSHF-së, kjo do të jetë e vështirë, pasi UEFA nuk u shpëton dot presioneve politike. /TemA/

Leave a Reply

Back to top button