Your Life

Largoni këto 8 gjëra nga jeta juaj … dhe do të jeni i suksesshëm

Shumë njerëz mendojnë se mënyra më e mirë për t’u bërë të suksesshëm, është të përftohen shumë shprehi dhe aftësi të reja. Ndërsa kjo mund t’iu ndihmojë, ndonjëherë gjëja më e mirë që mund të bëni, është të hiqni dorë nga gjërat që iu shpërqëndrojnë nga qëllimet tuaja.

Në vend të shtimit të sa më shumë gjërave në jetën tuaj, provoni të zhdukni disa gjëra negative, të cilat iu pengojnë të arrini suksesin. Nga disa prej tyre mund të hiqet dorë lehtësisht, ndërsa të tjerat kërkojnë pak më shumë kohë dhe përpjekje. Më poshtë po rendisim 8 gjërat, të cilat duhet t’i largoni nga jeta juaj për të qenë më të suksesshëm:

1. Hiqni dorë nga justifikimet

Njerëzit e suksesshëm nuk përpiqen të fajësojnë familjen, miqtë, shefin apo bashkëpunëtorët për jetën e tyre. Në vend të kësaj, ata e kuptojnë se janë vetë plotësisht përgjegjës për jetën dhe situatën e tyre. Ata e shohin këtë si një gjë të mirë, pasi do të thotë se ata kanë fuqinë për të përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme jetën e tyre. Kur justifikoheni, jeni duke gënjyer veten tuaj, çka dot t’iu pengojë në arritjen e qëllimeve që i keni vënë vetes.

2. Hiqni dorë nga perfeksionizmi

Përsosmëria është diçka e paarritshme, prandaj përpjekja për ta mbërritur atë, është veçse një humbje kohe. Në vend të shqetësimit mbi gabimet që keni bërë apo difektet fizike që iu shqetësojnë, thjesht përqëndrohuni tek përpjekja për të përmirësuar veten përmes hapave të vegjël. Askush nuk është perfekt, por cilido mund të marrë vendimin për të qenë një person

më i mirë.

3. Largoni frikën

Pa e kuptuar, shumë njerëz e bëjnë veten më të vogël; ata qëndrojnë të qetë gjatë diskutimeve edhe kur duan të thonë diçka; i shmangen marrjes në sy të rreziqeve; dhe gjithmonë mendojnë për skenarin më të keq. Ky qëndrim i ndikuar nga frika do t’iu pengojë të arrini potencialin tuaj të plotë, prandaj largojeni frikën nga jeta juaj dhe jini ndërkohë i guximshëm; flisni, shprehni mendimet tuaja, dhe ndiqni në mënyrë aktive ëndrrat dhe synimet tuaja.

4. Hiqni dorë nga nevoja për të kontrolluar gjithçka

Ju s’mund të kontrolloni çdo gjë, prandaj përpjekja për ta bërë këtë është e kotë. Ajo nuk do t’iu ndihmojë të bëheni më të suksesshëm, por do t’iu shkaktojë ndërkaq stress, mërzi dhe frustrim. Në vend se të përpiqeni të kontrolloni çdo gjë përreth jush, bëni përpjekje për t’u kujdesur më pak për gjërat që s’mund t’i kontrolloni, dhe përqëndrohuni tek gjërat ku mund të keni ndikim.

5. Largoni nga vetja mendimet fikse

Shumë njerëz kanë një mendim të caktuar, dhe nuk bëjnë asnjë përpjekje për të mësuar më shumë apo ndryshuar perceptimin e tyre. Kjo e bën të vështirë për ta që të bëhen më të suksesshëm, teksa mendja e tyre është e mbërthyer në të shkuarën. Mundohuni të përqafoni njohuritë e reja, dhe mos harroni se gjithmonë mund të bëheni më i zgjuar.

6. Hiqni dorë nga dëshira për arritjen e suksesit brenda natës

Disa njerëz besojnë se shumica e njerëzve të suksesshëm janë bërë të tillë brenda natës, apo se ata u bënë të suksesshëm rastësisht. Ndërsa fati me siguri mund të luajë rolin e tij, ju nuk mund të mbështeteni vetëm tek ai për t’u bërë të suksesshëm. Në fakt, suksesi kërkon kohë dhe përkushtim, kështu që duhet të planifikoni të ardhmen, njëlloj si ditën që keni përpara.

7. Largoni nga vetja njerëzit toksikë

Në rast se njerëzit përreth jush janë negativë dhe pesimistë, me kalimin e kohës edhe ju vetë do të filloni të bëheni negativë dhe pesimistë. Prandaj largoni njerëzit toksikë nga jeta juaj, dhe zëvendësojini ata me njerëz optimist dhe përkrahës, të cilëve kujdesen vërtet për ju dhe ëndrrat tuaja. Do të shihni se do të jeni më të motivuar për të punuar mbi qëllimet tuaja, dhe do të jeni më të lumtur e më pak të stresuar.

8. Hiqni dorë nga nevoja për të thënë po (kur realisht doni të thoni jo)

Disa njerëz u thonë vazhdimisht po njerëzve rreth tyre, edhe në rast se duan t’i thonë jo. Kjo zakonisht do të thotë se ata përfundojnë duke humbur kohë me bërjen e gjërave që nuk dëshirojnë, dhe njerëzit e tjerë mund të fillojnë të përfitojnë prej tyre. Bëhu guximtar dhe u thuaj jo kur e ndjen kështu; vetëm ju mund t’i bëni ëndrrat tuaja prioritet, por është e vështirë

ta bëni këtë nëse jeni shumë të zënë duke ndihmuar të tjerët me ëndrrat e tyre.

Leave a Reply

Back to top button