Sport

Leksion futbolli nga profesor Robbeni

Ideja është kjo: Guardiola i përfshin të gjithë futbollistët në manovrën sulmuese, u kërkon mbrojtësve të rrethojnë dhe të dialogojnë me mesfushorët, e kështu aksionet janë rezultat i një loje kolektive. Xabi Alonso fiton topa, Lahmi organizon, Robbeni merr topa dhe konkludon. Roma nuk e bën, mbi të gjitha sepse verdhekuqtë kanë një mangësi teknike. Dhe e përsërisim, nuk është cështje skemash, as psikologjie: thjeshtë, gjermanët e Guardiolës, për momentin banojnë në një tjetër planet

robbeni

Nuk mund të shpjegohet ky Bajern vetëm me tiki-takan dhe zotërimin e topit. Ky është futbolli, pikë! Nuk ka skema, as module, as diagonale, apo mbivendosje që mund të rrëfejnë dominimin total në fushë të skuadrës së Guardiolës. Eshtë fitorja e teknikës, jo e taktikës. E këmbëve të forta, driblimit, pasimeve të mirëmenduar, kroseve të kalibruar. Me pak fjalë, Bajerni shpreh në mënyrën më të fuqishme kuptimin e kësaj loje të mrekullueshme. Në disa momente, loja e gjermanëve ngjan me një “frutashtrydhës”, topi lëviz me shpejtësi nga Alonso tek Lahmi, nga Robbeni tek Goetze, nga Muelleri tek Levandovski. Dhe kur aksionin duhet ta bëjnë kundërshtarët, ja tek i sheh të gjithë lojtarët e Guardiolës që bëjnë një hap përpara, shkojnë të bëjnë presing, të vjedhin hapësirë dhe kohë: Roma është e tronditur, nuk e kupton cfarë po ndodh, nuk arrin të organizojë një reagim. Mbetet aty, e çorientuarorientuar dhe verbuar nga një bukuri e tillë.
Eshtë i kudondodhur Arien Robben, 30 vjec. Holandezi që në fillim të karrierës bënte mesfushorin e majtë, vendoset djathtas dhe mbulon gjithë krahun. Ndonjëherë shihet të tërhiqet në gjysmëfushën e tij për të marrë topin. Në total bën 100 prekje të topit: do të thotë që garanton një prani konstante në manovrën e ekipit të tij.
Pastaj, vëreni cilësinë e këtyre ndërhyrjeve: 2 goditje në portë dhe 2 gola; 2 goditje jashtë; 69 pasime (vetëm 4 të gabuar; mbresëlënëse); 2 krosa, 6 raste të krijuar etj. Sa herë që Bajerni shkon andej nga De Sanctis, është aty Robbeni: holandezi lëkundet, duket sikur do të humbasë topin nga një moment në tjetrin, por në fund e ka gjithmonë të ngjitur pas këmbës së majtë dhe për t’ia marrë duhet forcë. Edhe Garincha ishte i tillë: të gjithë ia njihnin finten, e megjithatë askush nuk arrinte ta ndalte. Robbeni sulmon përherë kundërshtarin, e sfidon, e tërheq në kurth: 5 driblime, të gjithë të suksesshëm, duke filluar nga ai i golit të parë. Për t’u theksuar edhe shpirti i sakrificës, një cilësi që nuk e gjen përherë tek futbollistët me talent: Robbeni përshkon 9.8 kilometra, nuk tërhiqet pas nëse duhet të rimarrë topin në mesin e fushës (7 topa të rrëmbyer kundërshtarëve).
Dialogë
Për të folur për supremacinë e Bajernit mjafton të vëresh numrin e topave që ka prekur Xabi Alonso: 119. Eshtë rekordmeni i ndeshjes. Pjanici, më i miri i romanistëve ndalet tek 61. Iturbe, që duhej të bënte punën e Robbenit e prek topin vetëm 39 herë, Gervinho arrin tek 37. Ideja është kjo: Guardiola i përfshin të gjithë futbollistët në manovrën sulmuese, u kërkon mbrojtësve të rrethojnë dhe të dialogojnë me mesfushorët, e kështu aksionet janë rezultat i një loje kolektive. Xabi Alonso fiton topa, Lahmi organizon, Robbeni merr topa dhe konkludon. Roma nuk e bën, mbi të gjitha sepse verdhekuqtë kanë një mangësi teknike. Dhe e përsërisim, nuk është cështje skemash, as psikologjie: thjeshtë, gjermanët e Guardiolës, për momentin banojnë në një tjetër planet. /gazzetta.it/
PERSHTATUR NE SHQIP NGA www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button