Sport

L’Equipe: Fati i pamëshirshëm i Lorik Canës

Screen Shot 2016-06-13 at 10.01.34Gazeta franceze L’Equipe i ka kushtuar një shkrim kapitenit të kombëtarës Lorik Cana dhe fatit të tij të pamëshirshëm në ndeshjen me Zvicrën.

“Ai insiston se kjo është pjesë e futbollit, por atëhere duhet të mendojmë se ky lloj sporti qenka i pamëshirshëm”.

I pamëshiqrshëm për kapitenin e Shqipërisë Lorik Cana ekipi i të cilit po puante për herë të parë në një europian.

I pamëshirshëm se ai humbi shansin për të luajtur kundër Francës në stadiumin Velodrom të Marsejës (të mërkurën në ora 21 00), po po ai që ka luajtun në këtë qytet që nga viti 2005 deri në 2009.

I pamëshirshëm se në momëntin e hedhjes së shortit të Europianit ai deklaroi: ky stadium gjendet vetëm çerek ore larg me makinë nga shtëpia ime.

Për një ndërhyrje shumë të fortë në minutën e ‘23 ndaj Xhemalit, pastaj me një faull të vullnetshëm me dorë pas një rëshkitjeje (’36) ai u fut shumë më shpejt se duhej drejt dhomave të zhveshjes. Por ai qe i bindur se zgjedhje e tij përbënte një sakrificë.

“M’u desh të bëja një zgjedhje shumë të vështirë në një hark kohor gjysmë sekonde. Mendova ta lija fillimisht kundërshtarin dhe shpresova që mund të merrja një faull sepse ai më shtyu gjatë dyluftimit dhe unë rrëshqita.

Pashë që ndodhesha jashtë zonës dhe vendosa të tentoj ta bllokoja topin. Në rast se ishte në zonë, nuk do të kisha bërë asnjë tentativë sepse do të akordohej penallti për Zvicrën. Provova ta ndalja topin me shpresën që do të jepte faull për ne, por në momentin që arbitri u afrua dhe akordoi faull për ata e kuptova që do të merrja karton të kuq”.

Në radhët e “Kuq e zijve” (në shqip në tekst  shënim Lapsi.al) aslush nuk i vë faj.

Migjen Basha thotë se “askush nuk i ka shfryrë në fytyrë kapitenit, pasi kjo nuk do të shërbente për asgjë. Nga ana tjetër Mërgim Mavraj thotë se “Loriku veproi për të mirën e skuadrës”.

Pak më kritik është italiani De Biasi. Ai thotë :

“Faullin e parë mund ta kishte evituar. Nuk bëhen gabime të tilla në mesfushë. Por ai ishte tejet i emocionuar”.

Megjithëatë shton De Biazi “unë jëm i mërzitur për atë dhe për ekipin sepse ai është një kapiten që lufton shumë për kohezionin e skuadrës”. Ndonëse fati nuk e lejoi ta bënte këtë gjë edhe në Lens./ Lapsi.al

Leave a Reply

Back to top button