Thenie

“Libri fsheh një shtëpi të artë”. Disa proverba të veçanta kineze…

“Jepi një njeriu një peshk dhe e ushqen për një ditë. Mësoji atij të peshkojë dhe e ushqen për gjithë jetën”.

“Një njeri i mençur bën zgjedhjet e tij, një injorant ndjek opinionin publik”.

“Më thuaj dhe do ta harroj. Më trego dhe mbase e mbaj mend. Më përfshij dhe e kuptoj”.

“Asnjëherë njeriut nuk i nevojitet më shumë mençuri, sesa atëherë kur ka punë me mendjelehtët”.

“Mësuesi hap derën. Ti hyn me këmbët e tua”.

“Të shohësh diçka një herë është më mirë se ta tregojnë 100 herë”.

“Hëna dhe dashuria kur nuk rriten më, perëndojnë”.

“Udhëtimi prej një mijë milje fillon me një hap”.

“Me para mund të blesh një shtëpi, por jo një familje. Me para mund të blesh një orë, por jo kohën. Me para mund të blesh një krevat, por jo gjumin”.

“Libri fsheh një shtëpi të artë”.

Leave a Reply

Back to top button