ShendetiYour Life

Lloji i personalitetit tonë lidhet ngushtë me cilësinë e gjumit që ne bëjmë

Sipas një studimi të ri aftësia juaj për të fjetur mirë ose keq gjatë natës,  tregon shumë për personalitetin tuaj.

Në përfundim të këtij hulumtimit i cili u kryer mbi 1.000 amerikanë, rezultojë se “introverts” kanë më shumë gjasa të bëjnë një gjumë të ndërprerë sesa “extroverts”.

Studimi u krye nga linja e dyshekëve  Brand Best dhe përfshinte tiparet e personalitetit të pjesëmarrësve  të cilat përcaktoheshin  nga testi Myers Briggs.

Por çfarë është  një ekstrovent dhe një  introvert?

Sipas psikologëve, një ekstrovert është dikush që përqendrohet në botën e jashtme, ndërsa dikush që preferon botën e brendshme  konsiderohet si një introvert.

Edhe pse disa ekspertë besojnë se testi nuk është i dobishëm në të gjitha situatat, gjerësisht konsiderohet të jetë një shënues i mirë i tipareve të ndryshme të karakterit.Pasi pjesëmarrësit  u përfshin në test, u pyetën për një seri pyetjesh lidhur me gjumin e tyre dhe përvojat e ëndrrave.Dhe studiuesit zbuluan se lloji i personalitetit tonë duket se lidhet me cilësinë e gjumit që ne bëjmë dhe atë që ne ëndërrojmë.

Extroverts kanë më shumë gjasa të flenë gjatë natës pa u zgjuar, dhe ndoshta  kjo është arsyeja që kanë më shumë energji gjatë ditës dhe janë më të vëmendshëm.

Hulumtuesit arritën në përfundimin se introvertët kanë më shumë gjasa që të kenë ane të këqija dhe ëndrra të paqarta se extroverts.

Studimi gjeti një ndryshim në përmbajtjen e ëndrrave midis dy tipave të personalitetit ,ekstrovertet  kanë më shumë gjasa të ëndërrojnë të udhëtojnë sesa introvertët, ndërsa njerëzit që përqendrohen në botën e brendshme janë më të prirur për të ëndërruar që dhëmbët e tyre bien ose ëndrra të tjera të frikshme.

Ju nuk mund të jeni në gjendje të ndryshoni llojin e personalitetit tuaj, por gjëja më e rëndësishme është të qëndroni të  shëndetshëm në çdo mënyrë.

L.R/Bota.al/

 

Leave a Reply

Back to top button