Sport

Lorik Cana: Pikë me vlerë, tani e gjithë vëmendja shkon te Portugalia

Screen Shot 2015-09-05 at 9.30.31 AM

Lorik Cana e ka vlerësuar si një pikë me vlerë atë të djeshmen në Kopenhagen.

Ai ka thënë në fund të ndeshjes me Danimarkën, se tashmë gjithë vëmendja shkon te Portugalia.

“Kemi pasur një sërë rezultatesh pozitive, por e dinim që kjo ndeshje do të ishte mjaft e vështirë për ne.

Sot kemi hasur vështirësi në lojën tonë pasi Danimarka e kërkoi me ngulm fitoren por për fat ia arritëm t’ja dalim duke marrë një barazim më vlera.

Megjithatë, nuk do ndalemi këtu por do të vazhdojmë ëndrrën tonë të madhe që tashmë jemi akoma edhe më pranë. Pjesën e parë luajtëm mirë, por vuajtëm në pjesën e dytë. Mendoj se mund të luajmë më mirë në ndeshjet e ardhshme. Rëndësi ka që nuk humbëm dhe tashmë duhet të përqëndrohemi te ndeshja me Portugalinë”, deklaroi Cana Pas ndeshjes për TVSH.

Leave a Reply

Back to top button