Sport

Lou Gehrig – ja pse ne Amerikë sëmundja ALS njihet si sëmundja Lou Gehrig

photo2935

Lou Gehrig, sportisti i njohur amerikan, quhej ndryshe “kali i hekurt” për përkushtimin e tij në lojë. Fatkeqësisht, karriera e tij mori fund kur u prek nga një sëmundje pak e njohur, si atëherë edhe sot.

ALS – në emër të së cilës njerëz nga e gjithë bota janë përfshirë në të ashtuquajturën “kova me akull”, një mënyrë për të rritur donacionet për studimin e kësaj sëmundjeje – quhet ndryshe edhe sëmundja Lou Gehrig, pikërisht nga sportisti të cilit i mori jetën.

Pasi u tërhoq nga sporti, Gehrig iu drejtua fansave me një fjalim të ndjerë, jo për t’u mëshiruar, por për të shprehur mirënjohjen për çfarë kishte pasur në jetë.

“Gjatë dy javëve të fundit keni lexuar për gjendjen time të keqe. Megjithatë, sot unë e konsideroj veten njeriun më me fat në botë. Kam qenë në stadium për 17 vjet dhe prej jush kam marrë veç kurajë e dashuri.
Unë jam me fat! Kam luajtur përkrah sportistëve të mëdhenj dhe jam stërvitur nga trajneri më i mirë i bejsbollit.

Unë jam me fat! Kur “New York Giants” të sjell një dhuratë, kjo është arritje.
Kur njerka e mrekullueshme mban anën tënde në një grindje me vajzën e saj, kjo është arritje. Është bekim kur ke dy prindër të punojnë tërë jetën që të të japin edukim të mirë.
Unë jam me fat! Kam një bashkëshorte që ka qenë gjithmonë forca ime dhe ka shfaqur me shumë kurajë sesa do të mundesha të ëndërroja.

Ndaj, po e mbyll duke thënë se po kaloj një gjendje të vështirë, të rëndë, por kam kaq shumë gjëra të vlefshme për të jetuar.”

Përgatiti Elona Qose

Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button