Nunc est Bibendum

“Lufta” / Vera italiane më e mirë se ajo franceze, thotë Kryeministri italian

Screen Shot 2016-06-03 at 11.26.26Kryeministri i Italisë Matteo Renzi ka shkundur mediat franceze teksa deklaroi se verat e mëdha të vendit të tij janë më të mira se ato nga Franca …

Mateo Renzi tha gjatë vizitës së tij në Vinitaly (ekspozita më e madhe prodhimeve të verëtarisë në Itali, mbërritur tashmë në edicionin e saj tw pesëdhjetë) në Verona se vera italiane është tashmë më e mirë se vera franceze, referon agjencia e shtypit ANSA.

Renzi shtoi se e kishte bërë një koment të tillë edhe me presidentin francez Francois Hollande gjatë një takimi zhvilluar së fundmi.

Gjatë shkëmbimit gazmor Hollandë mësohet të jetë përgjigjur se Italia mund të ketë shitur më shumë se Franca në terma volumi shitjesh por verërat franceze kanë qënë më të shtrenjta.  Këto deklarata shkundën dhe krijuan reagimet e rastit në mediat franceze.

Prej kohësh ekziston një rivalitet midis dy vendeve të cilat njëkohësisht mundohen të rrisin eksportet e tyre kundrejt tregjeve vendimtare siç janë SHBA dhe Kina.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtit dhe Verës(OIV), pas një vjeljeje tepër të bollshme, Italia e parakaloi Francën si prodhuesja më e madhe e verës në botë, për vitin 2015.

‘E pamundur ti krahasosh’

‘Bëhet fjalë për gjëra krejt të ndryshme,’ thotë Ian D’Agata, redaktor bashkëpunëtor i Revistës Decanter dhe ekspert për verërat italiane dhe për prejardhjen Sauternes  nga  Bordeaux, pas i kishin kërkuar te komentonte shakatë mes Renzit dhe Hollande.

‘Janë disa gjëra lidhur me verën që të vendet ia etë tjera akoma që këto vende mund të bëjnë edhe më mirë; por verërat që vijnë prej këtyre dy vendeve janë disa nga më të mirat në botë, realizuar prej rrushesh e terroirs shumë të ndryshëm, kështu që është thuajse e pamundur ti krahasosh’.

Renzi me sytë nga Kina

Renzi, si pjesë e vizitës së tij në Vinitaly, zhvilloi edhe një takim të hapur me themeluesin e sipërmarrjes  multimiliardere, biznesmenin kinez Jack Ma.

Renzi tregoi me entuziazëm mbeshtetjen e tij ndaj verërave italiane dhe Ma bëri të ditur publikisht se do të kishte dëshirë që Alibaba të shndërrohej në ‘portën hyrëse’ për verërat italiane në Kinë qe i drejtohen klasës së mesme të të apasionuarve të verës.

Ma tha, se ai shijon gjithsesi me endje verëra të mira nga një gamë e gjerë vendesh prodhuese, përfshirë Francën.

Më herët këtë vit, Ma bleu Château de Sours në Bordeaux me një çmim që nuk është bërë publik e sipas revistës Decanter , sipërrmarrësi po grupon aktualisht shumë bashkëkombas të tjerë pronarëtë château-ve të zonës, për të ngritur një strukturë të gjerë furnizuese.

Nga Revista Decanter

Leave a Reply

Back to top button