Sport

Luis Enrike: Eshtë natë e paharrueshme

Screen Shot 2015-11-21 at 22.39.44

Pas fitores së Barcelonës 4-0 në Santiago Bernabeu, traineri katalanas Luis Enrike u shfaq tejet i kënaqur përpara gazetarëve.

Ja disa prej përgjigjeve të tij.

Për fitoren:

“Jam shumë i kënaqur për fitoren, jo vetëm për të, por edhe për mënyrën si e arritëm. Ne ishim më mirë, skuadra e dinte atë që donte dhe ne e arritëm. Ishim shumë efektivë, si në sulm,e dhe në mbrojtje.

Për rikthimin e Mesit:

Ishte një vendim relativisht i lehtë që ta lija Leon në bankinë në fillim të ndeshjes. Edhe ai, edhe unë menduam se ishte vendimi më i mirë, pas një dëmtimi kaq të gjatë.

Për lojën e Realit:

Nuk i pashë aspak të dorëzohen. Mendoj se rezultati i ndeshjes ka ardhur më shumë prej meritës sonë, se sa mungesës së meritave të Realit.

Pjesa e parë ishte shumë e mirë për ne. Ishim superiorë në mesfushë. Në pjesën e dytë e dinim që do të ishte më e vështirë, por donim të ruanim kontrollin e ndeshjes. Eshtë shumë e rëndësishme të fitosh këtu, mbi të gjitha për shkak të lumturisë që një fitore e tillë krijon për tifozët. Ishte një ndeshje e paharrueshme./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button