Sport

Luis Suarez rikthehet në Angli?!

Screen Shot 2015-03-01 at 7.04.21 PMLuis Suarez mund të rikthehet në Premier League, këtë herë jo për të mbajtur veshur fanellën e Liverpoolit por atë të Manchester City-it.
Dy golat që shënoi uruguaiani përballë Citziens në sfidën e parë të ruandit të 1/8-ave të Champions League në Etihaad kanë bërë që drejtuesit e City-it të mendojnë seriozisht për të patur në skuadër sulmuesin 28-vjecar.
Një largim i Suarezit nga Barcelona në një moment të tillë duket disi i pamundur aq më tepër që El Pistolero pak nga pak po rifiton formën e tij më të mirë madje përvec dygolëshit në sfidën ndaj Citiziens ndihmoi katalanasit të riktheheshin te fitorja në La Liga me 1 gol dhe 1 asist në sfidën ndaj Granadës.
Gjithsesi nga Anglia raportojnë se Manchester City ka gati një ofertë prej 100 milionë Paund rreth 130 milionë Euro për të bindur Barcën të privohet nga sulmuesi i saj. Sheikët nga Abu Dhabi që kanë pronësinë e skuadrës angleze kanë mbetur të mahnitur nga paraqitjet e fundit të Luis Suarezit dhe do të bëjnë cmos për të bërë të mundur rikthimin e tij në Premier League.
Nuk do të jetë një mision i lehtë por City na ka mësuar edhe  në të shkuarën se di të shkëpusë lojtarë me peshë edhe nga një skuadër me potencial të madh si Barcelona. Shembulli më konkret është Yaya Toure që la blaugranat për t’u transferuar në Manchester në verën e vitit 2010.

Leave a Reply

Back to top button