Thenie

 “Madhështia e shpirtit arrihet duke i shërbyer të tjerëve dhe duke qenë bujarë”

Këto janë 20 mësimet që marrim prej leximit të Biblës

  1. Duaje Zotin me gjithë qenien tënde.
  2. Duaji të tjerët.
  3. Asgjë nuk është më e rëndësishme se Mbretëria e Zotit.
  4. Mos u dashuro pas parasë.
  5. Mos u shqetëso shumë për nevojat në Tokë. Besoji Zotit, sepse Ai e ka fuqinë t’i zgjidhë ato.
  6. Madhështia e shpirtit arrihet duke i shërbyer të tjerëve dhe duke qenë bujar.
  7. Nuk ka vlerë fitimi i botës në kurriz të humbjes së shpirtit tënd.
  8. Nëse kërkon të të falin, duhet fillimisht të falësh.
  9. Vetëm besimi nuk të bën të shenjtë.
  10. Të ndjekësh Zotin do të thotë të mohosh veten.
  11. Në çfarëdo lloj rasti, duhet të themi të vërtetën, edhe pse ajo mund të bjerë ndesh me interesat tona.
  12. Ka gjithmonë një zgjidhje për çdo shqetësim. Mjafton t’i lutemi Atij. Ai e ka zgjidhjen për çdo shqetësim.
  13. Dashuria e vërtetë mund të arrijë gjithçka.
  14. Bëj për të tjerët, atë që do të doje të bënin edhe ata për ty.
  15. Mos i gjyko të tjerët për paraqitjen, veshjet, aspektin mendor, apo dështimet që kanë pasur në jetën e tyre. Nëse nuk do që edhe ty të të gjykojnë, mos gjyko. Mundohu t’i ndihmosh ata.
  16. Mbaje fjalën e dhënë. Nëse e ke premtuar diçka, mos përdor një gënjeshtër për të justifikuar faktin se nuk ke mundur ta mbash fjalën e dhënë. Mendohu mirë kur bën premtime.
  17. Mbaj sekrete. Nëse dikush të thotë diçka të rëndë për veten, mos ia trego askujt. Ai/Ajo të ka besuar. Mos e hidh poshtë besimin e tij/saj tek ty.
  18. Thuaj fjalë të mira. Bëji të tjerët të ndihen mirë me fjalët e tua. Fjalët kanë fuqi të madhe, ndaj përdori ato me vend.
  19. Nuk ka gjë të pamundur, nëse ti ke besimin e duhur se mund ta arrish atë gjë.
  20. Nëse të jepet një mundësi, përdore sa je në kohë. Më vonë, është e kotë të pendohesh. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button