Sport

Maradona: Sot nuk ka futboll, të gjitha janë gënjeshtra

Screen Shot 2015-05-28 at 09.37.39

Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona, e ka kritikuar presidentin e FIFA-s, Sep Blatterin, për disa vite me radhë dhe nuk u befasua fare këtë mëngjes kur e kuptoi se shtatë zyrtarë të lartë të FIFA-s u arrestuan nga FBI për korrupsion.

“Njerëzit thoshin se unë jam çmendur. Mirëpo, sot FBI e nxjerri në pah të vërtetën”, ka thënë fillimisht Maradona për Radio La Red. “FIFA ka rezerva prej 1.5 miliardë dollarëve dhe ka lojtarë që nuk fitojnë më shumë se 150 dollarë. Ata gënjeshtarë janë kapur në befasi”. “Sot nuk ka futboll, nuk ka transparencë. Vetëm gënjeshtra për njerëzit për të bërë spektakël që Blatter të zgjedhet përsëri president”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button