Sport

Marcelo: Ne jemi Reali, nuk jemi Barcelona

Mbrojtësi brazilian i Realit të Madridit, Marcelo, nuk ka hezituar që të thumbojë edhe Barcelonën pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ishte një vendim i diskutueshëm i gjyqtarit anglez Oliver ai që i dha mundësinë Ronaldos për të shndërruar një penallti në gol vendimtar për 4-3 dhe rezultatin e përgjithshëm pas dy sifdave në favor të Los Blancos.

Marcelo u përfshi në disa fërkime me lojtarët e Juventusit në zonë pas akordimit të penalltisë në minutën e fundit të shtesës.

“Kemi dhënë gjithçka për t’u kualifikuar. Ajo ishte një penalti e qartë. Telashe nga Juventusi? Nuk do të na ndodhte neve ajo që i ndodhi Barcës sepse ne jemi Real Madridi”, tha Marcelo, shkruan gazeta spanjolle, Marca.

Real Madri u vë në vështirësi nga Juventusi pasi bardhezinjtë shënuan tre gola dhe rikuperuan disavantazhin nga ndeshja e parë.

Reali në gjysmëfinale mund të takohet me Romën, Liverpoolin ose Bayernin.

Leave a Reply

Back to top button