Sport

Marco Pantani nuk është vrarë. Marco Pantanin e kanë vrarë!

pantaniDhjetë vjet pas vrasjes së çiklistit Marco Pantani Prokurori i Përgjithshëm i Riminit ka rihapur cështjen, me kërkesë të familjarëve. “Më 14 shkurt 2014, Pantani nuk ka vrarë veten. Ai nuk ka qenë i vetëm në dhomën ku e gjetën të vdekur. Çiklisti italian është rrahur dhe është detyruar të konsumojë kokainë”, kjo është hipoteza e re e Kryeprokurorit të Riminit, e cila është bërë publike nga “Gazzetta dello Sport”.
Gjithashtu edhe një profesor italian ka arritur në përfundimin se sasitë e mëdha të substancave narkotike të gjetura në trupin e Pantanit mund të merren vetëm të holluara në ujë. Rreth një vit më parë, e ëma e “Piratit të Maleve”, Tonina ka deklaruar publikisht se ai është vrarë, duke kërkuar rihapje të procesit. “Thonë se u drogua deri në atë pikë sa ndërroi jetë, por në të vërtetë firma e tërheqjes së parave banka për të blerë drogë nuk është e tij. Po kështu, në dhomën ku u gjet i pajetë nuk kishte asnjë shenjë droge. E kanë vrarë dhe nuk është vetëvrarë”, ishte shprehur e ëma e Pantanit.

Leave a Reply

Back to top button