Motivuese

Më mirë një vetmi plot dinjitet, se sa një shoqëri fallco

Vetmia është dinjitoze kur alternativa është një kompani e gënjeshtërt.

Arritja e një ekuilibri individual dhe të qenit të lumtur me veten tuaj, është e vetmja mënyrë për të qenë të lumtur së bashku.

Ne nuk duhet të kërkojmë një partner që mund të na kompletojë, por dikë që integrohet me ne.

E vërtetë e madhe që gjithmonë duhet të mbahet mend nga cilido.

Sot ka shumë njerëz që i japin përparësi vetes, të cilët vetëm mendojnë për interesat e tyre dhe që nuk e praktikojnë gjithmonë sinqeritetin apo origjinalitetin.

Dhe kjo, pa dyshim, dhemb dhe shkakton efekte anësore. Për veten, për marrëdhëniet që kemi, për vizionin e marrëdhënies së çiftit.

Marrëdhëniet tona sociale dhe emocionale nuk janë gjithmonë siç kemi menduar në fillim, siç na është premtuar, sipas deklaratave dhe angazhimeve solemne.

Megjithatë, një përvojë e keqe nuk duhet të na bëjë të ndalojmë të besojmë ose të na bëjë të dyshojmë në fisnikërinë dhe autenticitetin e njerëzve.

Nga ana tjetër, ne gjithashtu e dimë se një nga ndjesitë më shkatërruese është të ndihesh e vetmuar, duke qenë afër personit që do.

Kështu, në disa raste, ka nga ata që theksojnë ose mbrojnë mendimin se “një vetmi e denjë është e preferueshme ndaj një shoqërie të rreme”.

Ekziston një aspekt në të gjithë këtë, që ne duhet ta përcaktojmë: marrëdhëniet e pakënaqura nuk bazohen gjithmonë në faktin që njëri ofron një shoqëri të rreme, ose demonstron qëndrime egoiste apo kufizuese.

Ka nga ata që “nuk dinë të duan”, ka nga ata që nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë të ndajnë, çfarë do të thotë të përmbushësh nevojat e partnerit dhe çfarë të kujdeseshpër detajet e një angazhimi që duhet të inkurajohet çdo ditë.

Pastaj ka personalitete me nevoja emocionale dhe një mungesë të inteligjencës emocionale që, edhe nëse e duan partnerin e tyre, mund të ofrojnë vetëm boshllëkun, pakënaqësinë dhe, me bashkë me të, vetminë.

E gjithë kjo na bën të ndiejmë se, për fat të keq, personi tjetër na ofron një shoqëri të rreme, kur në realitet problemi themelor është mungesa e pjekurisë afektive që gjithashtu shkakton një ndjenjë të lartë të pakënaqësisë.

Pastaj ka nga ata që ndërtojnë një kompromis për të mbrojtur interesat e tyre nga njëra anë, dhe nga ana tjetër të tolerojnë mungesën e domethënies në marrëdhëniet e tyre. Arsyet janë nga më të ndryshmet.

Për të shmangur vetminë, për arsye të interesit ekonomik, për ndihmnë në kohë vështirësie.

Të gjitha situata që, sidomos në kohët e fundit, duket se shtohen.

Në këto raste është mirë të dimë se si të reagojmë në kohë. Nuk është e këshillueshme të mbahen këto situata të cilat, në afat të gjatë, shkaktojnë vuajtje të panevojshme.

Këto pabarazi emocionale rrallë qëndrojnë për periudha të zgjatura, pa shkaktuar një lloj refuzimi.

Ka shumë njerëz që kanë një frikë të tmerrshme që të jenë vetëm.

Kjo, në disa raste, i takon pikëpamjes sociale negative të vetmisë, sikur të ishte një shenjë e dështimit ose stigmës.

Të mos kesh partner nuk është dështim. Nuk duhet patjetër të jemi në një lidhje për të qenë të lumtur, as nuk është detyrim të mbështetesh tek një partner për të qenë të mirë socializuar. Këtë duhet ta mbajmë mirë parasysh.

Nuk duhet të kemi frikë nga vetmia, duhet të kemi frikë nga një marrëdhënie e bazuar tek dhuna, sipërfaqësia dhe si pasojë, mungesa e respektit.

Ndaj vetes, natyrisht.

Jeta është shumë e shkurtër për të jetuar sipas planeve të tjetërkujt.

Gjëja më e rëndësishme në këtë jetë është që të jemi mirë me veten tonë, dhe ta arrijmë lumturinë në një mënyrë që respekton veten tonë në radhë të poarë, dhe të tjerët.

Gjithë të tjerat nuk kanë rëndësi.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button