Sport

“Me mua do të keni vetëm një mundësi: të bëheni të mëdhenj!” Letra e De Biazit, atëherë kur niste ëndrra

Screen Shot 2015-10-12 at 11.26.48

“Sot fillon një ditë e re. Dhe nuk ka rëndësi se sa kohë kemi punuar së bashku, sepse ajo që SOT ka rëndësi është që duke filluar që tani NE do të hedhim bazat për t’u ‘’bërë të mëdhenj’’. Një mënyrë e re e të qenit, të cilën askush prej JUSH nuk e ka njohur më parë.

Duke filluar që sot me MUA do të keni vetëm një mundësi: të dilni në fushë dhe të bëheni të mëdhenj. Heronj në hapësirën tonë. Mjafton vetëm pak, mjafton ta kërkosh.

Mund të bëheni ai grup lojtarësh, që deri më sot i kanë quajtur një ‘’grup djemsh të mirë’’, ose të filloni të bëheni një GRUP, që ka dëshirën të fitojë diçka të rëndësishme.

Në fillim do të jeni një Grup për të mbrojtur veten TUAJ dhe për të mbrojtur shokët tuaj, një grup, të cilin çdo kundërshtar duhet ta ketë frikë. Nuk ka taktikë që të ndihmon, nuk është 4-1-4-1 që do na bëjë të shkojmë larg dhe as një diagonale apo një skemë në goditje këndi. Ajo çka do ju bëjë të arrini objektivat…Që do na bëjë, më besoni, është dëshira, që do të bëjmë në çdo minutë që do punojmë Së bashku, në fushë, gjatë stërvitjeve, gjatë mbledhjeve teknike, gjatë ndeshjeve.

Fitoret përgatiten dhe jo gjithmonë fiton më i forti…ndonjëherë fiton ai që ka më shumë dëshirë, kush është më i përgatitur në një moment të caktuar, kush niset i pari, kush është më I vëmendshëm në çdo detaj.

Nëse do t’ia arrijmë, në sytë TUAJ, kundërshtarët do të shohin një dritë që s’është gjë tjetër po vendosmëria JUAJ për të arritur fitoren.

Dhe nëse në çdo moment do të jeni të gatshëm për të LUFTUAR, PËR TË VUAJTUR, PËR TË DERDHUR LOTË PËR BLUZËN që mbani veshur, për të ndihmuar shokun TUAJ nuk do të jeni inferiorë ndaj askujt. UNË KAM BESIM TEK JU.

Mund të jeni të parët që mund të kualifikoheni në një Botëror në historinë e këtij Kombi, të Kombit Tuaj, të Kombit të Baballarëve dhe Nënave tuaja, një Komb të cilin edhe UNË kam filluar ta ndjej pjesë timen. Mund të jeni të parët që do të arrini një objektiv kaq të rëndësishëm për Shqipërinë…dhe kur një ditë do të ktheheni në shtëpi do të jeni të vlerësuar, përgjithmonë do të flasin për ju dhe për atë që ju jeni bërë. Jeni të gjithë adult, bëni punën më të bukur në botë dhe ka ardhur momente të kapni ato çaste që jeta u ofron.

Dhe nuk ka asgjë më të lehtë…tani dilni në fushë dhe filloni…

UNË KAM BESIM DHE JAM ATY ME JU…’’, u shkruante De Biasi djemve të Kombëtares në 29 shkurt 2012 në Tbilisi, 3 vjet para realizimit të ëndrrës në Yerevan.

Leave a Reply

Back to top button