Kulture

“Më prezantove me kokainën, prostitucionin”. Letra e gjetur në kompjuterin e të dashurës së Jim Carreyt, pasi vrau veten

Hijet e një të kaluare të errët hedhin akuza të reja ndaj Xhim Kerri. Sot Daily Mail publikoi një letër që e ka shkruar, dy vjet para se të vdiste, Kthriona Uajt, artiste me origjinë irlandeze që në vitin 2015 vdiq nga një mbidozë droge, e cila ishte e dashura e aktorit amerikan. Sipas tabloidit britanik vajza ka jetuar një gjendje të vështirë në marrëdhëniet e saj me Kerrin dhe ajo kishte shkruajtur një letër, që agjentët e kanë gjetur në kompjuterin e vajzës. Një letër që tregon me gisht pikërisht aktorin, i cili qe ndarë prej saj, pak ditë para se të vdiste.

Sipas letrës, të botuar nga DailyMail, Kerri kishte ndikuar tek Kthriona dhe e kish ndihmuar  të merrte medikamente që krijonin varësi. Kjo është ajo që po përpiqen të dëshmojnë avokatët e familjes së vajzës. Ajo e përshkruan veten e saj, si të brishtë dhe në depresion dhe flet për faktin se ai i bënte keq. “Ti më fute në një botë të kokainës, prostitucionit, sëmundjes, abuzimit – thuhet në një paragraf – ti gjithashtu bëre shumë gjëra të mira për mua, dhe për ato të jam mirënjohëse. Por që kur jam me ty, kam pushuar së qeni personi që isha, Xhim. Mendoja se kisha njohur Doktor Xhekill, por u gjenda me Mr. Hajd”.

Leave a Reply

Back to top button