Sport

Media kroate: “Luftojmë dy vjet për të ardhur deri këtu, e ja tek del një japonez që na vjedh”

Ylli i Anglisë, Gary Lineker me siguri ka fituar shumë fansa në Kroaci, pasi shkruajti në Twitter: “Më i miri i ndeshjes? E vështirë të zgjedhësh mes Neymarit dhe arbitrit”

Sot është mëngjesi pas ndeshjes së parë. Kroacia ka bërë krenar një popull të tërë, por ka dalë gjithashtu pa asgjë nga ndeshja e parë e Kupës së Botës. Sigurisht, luanin kundër organizatorëve, Brazilit dhe humbën pas një penalltie tBrazil v Croatia: Group A - 2014 FIFA World Cup Brazilë diskutueshme. Dhe sic mund të pritej, titujt e gazetave sot i kushtoheshin ekskluzivisht arbitrit, Yuichi Nishimura.

“Luftojmë dy vjet për këtë dhe del dikush e na vjedh”, shkruante Jutarnji list. “Tifozët kroatë qethen si dele nga FIFA”, shkruante Index.hr.

Reagimi fillestar i mediave kroate ishte kaq i fokusuar në padrejtësinë, saqë as nuk merreshin fare me analizën e lojës. Sportske novosti, e vetmja e përditshme sportive në vend shkruante: “Luca Modric dhe Ivan Rakitic u sakrifikuan për Mateo Kovacicin, dhe ai nuk bëri asgjë…” dhe më von, konkludonte se “në fund të fundit Kroacia luajti mirë”.

Tportal.hr fajësonte gjithashtu arbitrin, por përfshinte edhe disa arsye të tjera për humbjen: një lojë të shkëlqyer të Oscar, qasjen taktike të Niko Kovac pa një mesfushor të vërtetë difensiv etj. Ndërsa ylli i Anglisë, Gary Lineker me siguri ka fituar shumë fansa në Kroaci, pasi shkruajti në Twitter: “Më i miri i ndeshjes? E vështirë të zgjedhësh mes Neymarit dhe arbitrit”.

Leave a Reply

Back to top button