Duket se ka gjithmonë një problem shpejtësie, sa herë që hyni në një rrjet wireless në një vend publik. Por falë hulumtimit nga Massachusets Institute of Technology, ju mund t’i thoni shpejt lamtumirë Wi-Fi të ngadaltë të kafeneve. Studiuesit nga Laboratori i Shkencës Kompjuterike dhe Inteligjencës Artificiale (CSAIL) kanë zhvilluar MegaMIMO 2.0, një sistem Wi-Fi që është 3 herë më i shpejtë se sa ai tradicional, dhe që ka dyfishin e mbulimit.
Shpejtësia e Wi-Fi është e ngadaltë në vende publike për shkak të interferencave. Nëse shumë njerëz janë duke u përpjekur të lidhen me të njëjtën pikë interneti, shpejtësia praktikisht ngadalësohet për shkak se është i pamjaftueshëm spektri i wireless-it në dispozicion, që njerëzit të mund të marrin më shpejt të dhënat e tyre. MegaMIMO 2.0 është projektuar për të përballuar pikat e shumta të aksesit në të njëjtën kohë, pa krijuar ndërhyrje. Ai e bën këtë të gjithë duke mbetur në të njëjtën frekuencë. /bota.al