Kulture

Meryl Streep sulmon përsëri Donald Trumpin

Dje në mbrëmje, në galanë e Human Rights Campaign, një OJF për të mbështetur komunitetin Lgbt, Meryl Streep, aktorja e famshme amerikane ka sulmuar Trumpin. “Nëse do i mbijetojmë këtij momenti të sigurtë, nëse instikti i tij katastrofik nuk do të na sjellë një dimër bërthamor, duhet të falënderojmë dhe shumë liderin tonë aktual”, ka ironizuar Streep, duke shtuar më pas, seriozisht: sepse “na ka bërë të zbulojmë se sa e brishtë është demokracia. Kamzhiku i ekzekutivit, i ushqyer përmes Tuiterit, mund të fshikullojë e trembë, ndëshkojë e poshtërojë, delegjitimojë shtypin dhe sjellë në jetë armiq imagjinarë me një rregullsi të paepur, dhe një provokim lehtësisht të parashikueshëm”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button