Sport

Mesazhi emocionues i Mavrajt, një ditë pas fitores

Screen Shot 2016-06-20 at 14.38.06Mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj, ka bërë një postim në Facebook për të shprehur krenarinë për atë që treguan lojtarët në fushë dhe tifozët në tribuna dhe gjithkund ku e ndoqën kombëtaren.

“Fituam shumë! Dhamë shpirtin në tri ndeshje të paharrueshme për të gjithë. Bëmë më të mirën tonë dhe jemi të bindur për këtë. Nuk jemi kualifikuar ende? Nuk ka asnjë problem, ju fituam ju. I treguam botës që jemi vend i vogël, por me shpirt e zemër të madhe”.

“I treguam botës që jemi autoktonë. I treguam botës që kemi kulturë. I treguam botës që jemi krenar që jemi Shqiptar! Ja përse duhet të qëndrojmë në Francë”.

“Askush të mos e ndjejë veten të humbur sido të përfundojë. Shqipëria fitoi shumë, neve ju fituam dhe shijuam ju dhe ju emocionet e jashtëzakonshme! Shumë prej jush kanë derdhur lot dhimbje dhe gëzimi dhe për këtë jemi mirënjohës.

“Ju falënderojmë dhe ju jemi borxhlinj, por të jeni të sigurt që rrugëtimi nëpër kompeticionet evropiane sapo ka nisur… Krenar për djemtë, krenar për ju, krenar për kombin!”, ka shkruar Mavraj.

Leave a Reply

Back to top button