Sipas llogarisë së famshme për rrjedhjen e informacioneve të rëndësishme nga teknologjia, @eleaks, thuhet se Microsoft së shpejti do t’i prezantojë gjashtë modele të reja të telefonave të saj mobil.
Madje një gjë e tillë ishte njoftuar së fundmi edhe nga Bloomberg, pas lajmit se Microsoft do t’i largojë rreth 7000 njerëz nga puna, përkaësisht nga njësia e saj e telefonave mobil. Microsoft po synon që ta ngushtojë njësinë por edhe portfolion e saj të telefonave Lumia, prandaj gjatë këtij viti ka menduar të prezantojë vetëm gjashtë modele të telefonave Lumia.
Njëri prej këtyre modeleve thuhet se do të jetë edhe variant me LED flash nga pjesa e përparme, për të cilin gjithashtu ka folur @evleaks para disa ditësh. Emrat dhe kodet e këtyre modeleve të reja janë bërë të ditura gjithashtu, dhe evleaks ka thënë se ato do të emërtohen: Cityman, Talkman, Guilin, Honjo, Saana, dhe Saimaa. Pritjet janë që Microsoft t’i lëshojë shumicën prej këtyre modeleve pas lansimit zyrtar të versionit të fundit të sistemit të saj operativ ëindoës Mobile 10. (Telegrafi)