Sport

Mikael Balak: Lëvi të bëjë kujdes, duan ta shkatërrojnë Gjermaninë

germanyFitorja 4 me 0 kundër Portugalisë ishte mbresëlënëse. Por mua nuk më habiti aspak. Thjeshtë më përforcoi më shumë besimin se titulli po shkon drejt Gjermanisë. Deri tani, djemtë kanë zhvilluar lojën më të bukur të Botërorit. Sigurisht, edhe Holanda dhuroi spektakël, por paraqitja jonë ndaj portugezëve ishte më e mirë, e përsosur taktikisht, ndërsa skuadra dominoi dhe tregoi zgjuarsi. Janë këto shenjat e para të konkurencës.

Traineri Joakim Lëv e kishte ndryshuar taktikën dhe nuk solli më stilin “Urra” të futbollit. Ai e ka kuptuar që në ndeshje si këto, entuziasmi dhe euforia nuk të sjellin domosdoshmërisht suksesin.

Ka marrë disa gjëra edhe nga Pep Guardiola. Lahmi është vendosur në mesfushë, ndërsa lidhjen me sulmin e bëjnë Mario Gëce dhe Mesut Ozil. Pastaj vjen Myleri, të cilit i heq kapelen. Plani i Lëvit shkoi përsosmërisht.

Me Toni Krosin dhe Filip Lahmin në mesfushë patëm më shumë kontroll mbi topin, ashtu sikurse dhe me Ozilin dhe Gëcen, të dy futbollistë të klasit botëror. Ndërsa Tomas Myleri është një gjeni më vete: ai e di që duhet të shënojë dhe pikërisht këtë gjë bën. Eshtë shumë i qartë dhe origjinal kur luan. Eshtë shumë i drejtë si lojtar, dhe shpesh herë ngre zërin dhe tregohet i zhdërvjellët në përballjet me kundërshtarin. Janë këto tiparet që i duhen skuadrës dhe ai mund të jetë ylli i këtij turneu.

Eshtë e sigurtë se fitorja e parë do ta frymëzojë skuadrën. Nuk ka dyshim që futbollistët e dinë që mund t’ia dalin. Por tani kundërshtarët do të përpiqen me të gjithë mënyrat që të shkatërrojnë Gjermaninë dhe lojën e saj. Dhe Lëvi duhet të ketë të gatshme lëvizjet dhe zgjidhjet e tij, që jam i sigurtë se do i gjejë.

Leave a Reply

Back to top button