Shkence

Mikrobet, një burim për njerëzimin

Screen Shot 2016-02-09 at 10.54.25

Arrijnë të jetojnë në kushte ekstreme, nga vullkanet, tek akullnajat e Antarktidës. Me metabolizmin e tyre, bakteret gjenerojnë një seri të madhe substancash, por mekanizmat me të cilët e bëjnë janë ende pak të njohur. Janë dy grupe shkencëtarësh që janë vënë në kërkim të sekretit të tyre. I pari, International Microbiome Initiative, është i përbërë nga kërkues amerikanë, europianë dhe kinezë. I dyti, Unified Microbiome Initiative, është mbështetur nga Shtëpia e Bardhë. “Njohim vetëm gjysmën e gjeneve dhe dy përqind të substancave kimike të prodhuara nga bakteret”, konfirmon Jefrey Miller i universitetit të Kalifornisë, në një artikull të botuar në Science. “Të kuptuarit e funksionimit të këtyre mikro-organizmave mund të na dhurojë celësin për zgjidhjen e problemeve si, rezistenca ndaj antibiotikëve, sëmundjet autoimune, por edhe përmirësimin e tokave bujqësore, duke mundësuar reduktimin e përdorimit të pesticideve dhe fertilizuesve”, konkludon shkencëtari./bota.al

Leave a Reply

Back to top button