Sport

Milioneri suedez për Shqipëri-Portugali

Screen Shot 2015-09-06 at 10.20.34 AM

UEFA ka përzgjedhur një gjyqtar milioner për të drejtuar ndeshjen Shqipëri-Portugali, e cila do të luhet të hënën e 7 shtatorit, në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ai është suedezi Jonas Eriksson, i njohur jo vetëm si biznesmen i pasur dhe një i suksesshëm në fushën e menaxhimit të të drejtave televizive, por edhe si një njeri që e ka pasion arbitrimin dhe që konsiderohet, si një prej “bilbilave” autoritarë të UEFA-s.

41-vjeçari Eriksson ka edhe një CV të pasur në karrierën e tij si gjyqtar i FIFA-s, që nga viti 2002. Ai ka drejtuar finalen e Superkupës së Europës, Bajern Munih-Çelsi më 2013 dhe ka qenë në “ekipin” e gjyqtarëve në finalet e Botërorit të Brazilit, ndërkohë që numëron 112 ndeshje ndërkombëtare të drejtuara prej tij.

Gjyqtari suedez Jonas Eriksson do të ndihmohet për gjykimin e ndeshjes Shqipëri-Portugali nga asistentët e tij Mathias Klasenius dhe Daniel Wärnmark. Gjyqtarë pas portave do të jenë Stefan Johannesson dhe Markus Strömbergsson, gjyqtar i katërt do të jetë Mehmet Culum, që të gjithë suedezë./Sportal

Leave a Reply

Back to top button