Your Life

Miqtë janë ilaçi më i mirë në botë kundër dhembjeve. Besojeni, sepse…

Miqësia lehtëson shpirtin, por edhe trupin: njerëzit që kanë ndërtuar një rreth të madh shokësh të vërtetë gjithashtu kanë një prag më të lartë të qëndrueshmërisë ndaj dhimbjes. Tolerojnë më të mirë stimujt e dhimbshëm, dhe kjo në sajë të endorfinës, një opioid natyral prodhuar nga trupi dhe i përfshirë në qarkun e mirëqenies e cila, me të njëjtën përqëndrim, ka një efekt më të fuqishëm antidhembje, sesa morfina.

TE JESH SHOKE TE VOLIT. Katherina Johnson, një studiuese në Universitetin e Oksfordit, zbuloi këtë korrelacion duke parë rolin e endorfinës në lehtësimin e lidhjeve shoqërore. Sipas disa teorive, ndërveprimet shoqërore gjenerojnë emocione pozitive kur endorfina lidhet me receptorët opioidë në tru. Ajo që Johnson donte të demonstronte ishte se endorfina kishte evoluar jo vetëm si anestetik natyror i trupit, por edhe për të rritur kënaqësinë e krijuar nga ndërveprimet shoqërore, thelbësore për mbijetesën njerëzore.

SUPERFUQI. Studiuesit vëzhguan 101 vullnetarë nga mosha 18 dhe 34 vjeç, dhe u kërkuan që të qëndronin me shpinë të mbështetur në mur dhe këmbët të përkulura në kënde të drejta me trupin (një ushtrim mjaft i dhimbshëm). Subjektet gjithashtu duhej t’u përgjigjeshin disa pyetjeve në lidhje me rrjetin e miqve të tyre dhe frekuencën e kontakteve me ta. Në një moshë dhe stërvitje të barabartë, njerëzit me më shumë miq – në veçanti, me gjithnjë e më shumë miq e që takoheshin më shpesh me ta – i rezistonin më shumë dhimbjes.

MARREDHENIE E DYFISHTE. Mesatarisht, çdo rritje prej 7-12 miqsh në krahasim me rrethin e marrëdhënieve primare (familje) rrit rezistencën ndaj dhimbjes nga 1 deri në 4 minuta. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse bollëku i stimujve socialë stimulon prodhimin e endorfinës, dhe për këtë arsye rezistencën ndaj dhimbjes, ose në qoftë se në të kundërtën ata që kanë një sistem më aktiv endorfine (ndoshta prej faktorëve gjenetikë) marrin kënaqësi më të madhe nga miqësitë, dhe për këtë arsye kanë më shumë miq. Në fakt, cili është shkaku dhe cili efekti, nuk kuptohet.

NJE BURIM I NDRYSHEM KENAQESIE. Një fakt interesant lidhet me aktivitetin fizik. Më të tonifikuarit dhe palestruarit e duronin më shumë dhimbjen, por treguan gjithashtu se kanë më pak miq. Dhe ndoshta jo vetëm për çështje të kohës: stërvitja fizike stimulon prodhimin e endorfinave. Mund të jetë se kushdo që mund të kënaqë këtë duhet të ndjehet mirë me sportet, nuk ka më nevojë ta kërkojë atë tek miqtë.

DEPRESIONI. Studimi mund të ketë pasoja të rëndësishme në studimet e çrregullimeve të humorit. “Studimet e fundit sugjerojnë se sistemi i endorfinës mund të jetë dëmtuar te personat me probleme psikologjike, si depresioni – shpjegoi Johnson – kjo mund të shpjegojë pse njerëzit që janë në depresion, shpesh nuk duket sikur ndjejnë kënaqësi, dhe izolohen nga marrëdhëniet shoqërore”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button