Pritja është duke marë fund për Fiat Chrysler dhe Waymo, e para “Google Car” është gati për t’u hedhur në treg. Do të ekspozohet bashkë me një makinë të re elektrike e kompanisë italo amerikane. Bmw do të ekspozojë HoloActive Touch System, një sistem kontrolli i cili bazohet në njohjen e gjesteve. Dhe sërish, nga Japonia, Honda do të shfaqë këtë vit modelin e saj NeuV (foto), një makinë e cila është në gjendje të perceptojë emocionet e atyre që ndodhen në të. Mercedes-Benzi do të punojë edhe ai me inteligjencën artificiale, ashtu sikurse edhe Nissani. Fordi do të nxjerrë makinën me ngarje autonome. Dhe do të ketë shumë makina elektrike në 2017-ën. /bota.al
Less than a minute