Shkence

MISTERET E FIZIKES: Pse ka më shumë materie se sa antimaterie?

Screen Shot 2016-06-25 at 08.46.20Çështja pse ka shumë e më shumë materie sesa e kundërta e saj me ngarkesë të kundërt, antimaterja, është në fakt një pyetje se pse ekziston çdo gjë në këtë botë. Dikush supozon se universi do të trajtojë materien dhe antimaterien në mënyrë simetrike, dhe për pasojë në momentin e Big Bengut, duhet të jenë prodhuar sasi të barabarta të materies dhe antimateries. Por, nëse kjo do të kishte ndodhur, do kishte patur një asgjësim total të të dyjave:Protonet do të ishin asgjësuar me antiprotonet, elektronet me anti-elektronet (pozitrone), neutronet me antineutronet, dhe kështu me radhë, duke lënë pas një det të shurdhër fotonesh, në një hapësirë pa materie.

Për disa arsye, ka patur një tepri materieje që nuk u asgjësua dot , dhe ja ku jemi sot. Për këtë, nuk ka asnjë shpjegim të gjithëpranuar. Testi më i detajuar deri më sot i dallimeve ndërmjet materies dhe antimateries, i publikuar në gusht 2015, konfirmon se ato janë imazhe pasqyrë e njëra-tjetrës, duke siguruar pikërisht zero shtigje të reja në drejtim të kuptimit të misterit se pse materia shumë më e zakonshme. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button