Sport

Misteri i vetëvrasjes së “vjedhësit” të kartelës mjekësore të Shumakerit

regaE gjetën të vdekur në qelinë e tij, 24 orë pas arrestimit: ishte akuzuar se kishte vjedhur kartelat klinike të Majkëll Shumakerit. U gjet i varur nga agjentët e policisë në qelinë e tij, në Zyrih. Sipas një rindërtimi të ngjarjeve, pra versioni që e sheh si fajtor, ai kishte bërë të pamundurën që t’u shiste gazetave për 50 mijë euro, të dhënat mjekësore të kampionit gjerman. Por gjithcka mbeti një hipotezë: asnjë prej gazetave nuk mendoi ndonjëherë të blinte, apo të botonte kartelat mjekësore. Edhe sepse ata dokumenta nuk thonë asgjë në lidhje me aksidentin. Dinamika është rindërtuar tashmë dhe nuk ekzistojnë mistere: Shumakeri po bënte ski jashtë piste dhe përplasi kokën pas një guri.
Situata klinike do të kishte shkelur jo vetëm privatësinë, por do i kishte shtuar më shumë dhimbje familjes, e cila kishte bërë apel, të nesërmen e zbulimit të vjedhjes: “U kërkojmë gazetarëve që të mos i botojnë”, kishte thënë bashkëshortja. Materiali përmabnte edhe dokumentacionin që lidhej me ndërhyrjet kirurgjike që i ishin bërë Shumakerit. “Ndiej neveri”, kishte deklaruar Sabine Kehm, menaxhere dhe zëdhënëse e ish pilotit. “Këta dokumenta nuk blihen apo botohen. Do të bëjmë të pamundurën që kjo të mos ndodhë”. Dhe kështu u bë.
Hetimet e fillimit zbuluan që personi, i cili punonte për shërbimin e ambulancës së helikopterëve “Rega”, kishte vepruar i vetëm. Në një ditë korriku, pasi Shumi kishte ardhur në Zvicër, një përdorues i fshehur prapa nofkës misterioze Kagemusha, kishte nxjerrë në shitje – përmes një kompanie shpërndarje poste – kartelat klinike të ish ferraristit. Duke zbuluar kompjuterin prej ku ishin nisur emailet, policia franceze kishte mbërritur deri në zyrat e Rega-s (me qendër pikërisht në Zyrih). Pasi u bënë verifikimet e nevojshëm, hetimet kishin zbuluar se ishte kjo shoqëria që ishte thirrur për transportin me helikopter të pacientit Jeremy Martin, emri i sajuar pikërisht për Majkëll Shumakerin. Ministria e Brendshme në Zyrih kishte hapur një hetim për shkelje të sekretit profesional, pasi kompania e helikopterëve dhe familja e pilotit gjerman të Formula 1 kishin bërë denoncimin. Në fund të hetimeve, hetuesit kishin gjetur autorin e supozuar të vjedhjes, i cili kishte vepruar pa bashkëpunëtorë.
Rega kishte kryer transferimin e shtatë herë kampionit të botës në qershor të vitit që kaloi, nga spitali i Grenoble në Francë, drejt një strukture në Lozanë të Zvicrës, për të vazhduar rehabilitimin pas aksidentit me ski të 29 dhjetorit të vitit që kaloi. I marrë në pyetje nga policia, i dyshuari kishte mohuar përfshirjen e tij. Por prokuroria bëri të ditur se për momentin nuk ka prova për të dyshuar të tjerë dhe që ndoshta cështja do të mbyllej. “Kjo ngjarje tragjike na lë të trishtuar dhe pa fjalë”, ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i Rega-s, Ernst Kohler, duke shtuar se kompania po i ofron mbështetje të afërmve të të dyshuarit. Nuk e dimë përse e ka bërë, nëse prapa kërkesës ka probleme ekonomikë apo thjeshtë mani protagonizmi. Edhe sepse gjatë marrjes në pyetje i dyshuari vetëm i ka hedhur poshtë akuzat.
Gjatë hetimeve janë dëgjuar si persona që kishin dijeni për faktet edhe gazetarët të cilëve iu ofruan dokumentat. Shumi, shtatë herë kampion i botës i Formula 1 ka kaluar një periudhë të gjatë dhe shumë të ndërlikuar rehabilitimi në një klinikë private zvicerane, pasi qëndroi për më shumë se gjashtë muaj në gjendje kome në spitalin universitar të Grenobles, pas një aksidenti të rëndë me ski në Meribel. /IlFatto/
Përshtatur në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button