Shkence

Mjeshtri “i ri” i Vjetër

Një kryevepër e re Rembrandit është krijuar nga një kompjuter – dhe duket thjesht si origjinali

Screen Shot 2016-07-05 at 08.33.29

Nga ngjyrat e dheu dhe loja teatrale me dritën dhe hijen tek trashësia e bojës, të gjitha këto shenja dëshmojnë se ky portret është realizuar nga mjeshtri holandez Rembrand. Megjithatë, kjo vepër është krijuar në fakt nga një kompjuter, pas një bashkëpunimi 2-vjeçar mes Universitetin Teknik Delft, Microsoft-it dhe Muzeumeve Mauritshuis dhe Rembrandthuis.  Projekti është quajtur “Rembrandi tjetër”, ndërsa portreti është realizuar duke përdorur të dhënat e marra nga një skanim 3D i 346 të portreteve të Rembrandit. “Ka shumë të dhëna mbi Rembrandin”- shprehet Joris Dik nga Universiteti Teknik Delft.

“Por a mund të krijohet vërtetë diçka që të duket si një vepër origjinale e Rembrandit? Kjo ishte një pyetje tërheqëse. “Veprat e përzgjedhura janë pikturuar të gjitha ndërmjet viteve 1632 -1642 dhe paraqisnin meshkuj të bardhë të moshës 30-40 vjeç, të veshur me rroba të zeza dhe me mjekër për të kufizuar numrin e variablave. Të dhënat nga skanimet u ushqyen nga njohja e fytyrës përmes një softueri, për të identifikuar modelet më tipike gjeometrike që Rembrandi përdorte për të pikturuar tiparet njerëzore.

Më pas përdoret një algoritëm për të mbledhur këto gjetje në një portret origjinal. “Ne shqyrtuam një numër pikturash të Rembrandit, dhe skanuam cilësinë e tyre në sipërfaqe, përbërjen e tyre thelbësore, dhe çfarë lloje pigmentesh qenë përdorur”- thekson Dik. Për t’i shtuar një shtresë detajesh, ekipi përdori skanimet 3D për të analizuar cilësinë e furçës së bojës së përdorur nga piktori i famshëm dhe printuan në 3D portretin e fundit, duke përdorur 13 shtresa boje për të krijuar një efekt real.

Leave a Reply

Back to top button