Nunc est Bibendum

Mos më thoni që pini verë pse bën mirë….

 

Me miq, shpesh flasim per verën, për të pirit, për të mirat a të këqijat e veres, e kështu me radhë, prandaj në ditën e verës, e pas nekrologjisë më të fundit të rubrikës, “Nunc est Bibendum” sjell dy fjalë verëdashësi, në shqip, për miqtë e lexuesit e saj.

“Nuk e kam vrarë ndonjëherë mendjen nëse vera bën mirë a bën keq. Mendoj, ashtu si shumë të tjerë besoj, që kjo varet nga sasia. Nëse dehem çdo ditë mëlçia mund të ketë pasoja, e ndoshta jo vetëm ajo. Por kur një grup kërkuesish shkencorë anglezë, universitarë, pohojnë se po të kalohen 17 gota në javë – që do të thotë një gotë në vakt a diçka më shumë – vera të bën dëm, gëzohem që jam akoma gjallë megjithëse e kam tejkaluar shpesh atë sasi, e gëzohem akoma më tepër kur mendoj se pavarësisht kësaj, funksionet e mia epatike janë akoma të kënaqshme. Kur mendoj pastaj babanë, që ka kaluar tashmë pragun e 93 viteve e që ka pirë rregullisht dyfishin tim, jo pak dyshime më vijnë në mendje.

Mos ndoshta një rekomandim i njëjtë për të gjithë nuk do të ishte gjëja e duhur? Të ketë ndonjë ndryshim mes të pirit në çdo vakt dhe jo? A është e mundur që organizmi ynë të vetëmësohet, me kalimin e kohës, me ‘’të helmuarit’’ nga doza të vogla alkoli, pa ndonjë pasojë të rëndë? Padyshim që këto janë pyetje që ngre një profan. Por janë gjithsesi pyetje për tu bërë kur sheh që popuj të mësuar të pijnë më shumë se të tjerët, shpesh gëzojnë madje jetëgjatësi mesatare më të madhe se popujt që kanë tëndencë të mos pinë. A do të thotë kjo diçka, në terma makroantropologjike?

Për sa na përket ne të apasionuarit e verës, apo ekspertëve, apo si të doni na quani, të pish mirë do të thotë edhe të pish më mënyrë inteligjente e pa eksagjerime. Për këtë duhet të ndihmojnë njohuritë, Do të ishte gjëja e duhur të ndodhte kështu. Më pas kultura e verës, pasioni, do të na shpjerë të privilegjojmë aspektet me hedonistike, e mbase është rasti të themi, më intekektuale, të të pirit, pa pyetur së tepërmi veten mbi aspektet shëndetsore.

Buon sens dhe inteligjencë më duket se mjaftojnë për të mos e ekzagjeruar e për të mos i dhënë  goditje fizikut, sidomos po të marim parasysh se disa vjet më parë kërkues të tjerë zbuluan the French Paradox, (apo anomalinë franceze siç njihet ndryshe), që na ofroi konkluzione krejt të kundërta me sa më lart.

 

Leave a Reply

Back to top button